Alsat 2019-07-26T15:12:40+02:00
Komisioni Anti-korrupsion nga Qeveria dhe M-Nav mori tre kuti me dokumentacion për rastin “Rashkovski” – për blerjen e pajisjeve të radarëve.
Dokumentacioni është shumë voluminoz. Punohet në konceptin dhe analizën e dokumentacionit dhe ne do të vlerësojmë nëse duhet të përfshihen ekspertë nga kjo fushë, sepse kjo është një fushë që mund të tejkalojë përvojat tona. Asgjë e re nuk është, ajo se do të veprohet si në të gjitha lëndët tjera”-tha Nuri Bajrami, Komisioni Anti-korrupsion.
Anti-korrupsioni ka afat ligjor prej dy muajsh për të punuar në këtë rast dhe vendimi do të shpallet në seancë publike.
Nëse nuk mjafton, do të kërkohet dokumentacion shtesë”-tha Nuri Bajrami -Komisioni Anti-korrupsion.
Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, në opinion lidhet me kurdisjen e tenderit për prokurimin e pajisjeve të radarëve, për M-NAV, në vlerë 7 milion euro, të cilin do ta merrte kompania italiane “Leonardo”. Rasti filloi me publikimin e një bisede në një portal në internet të regjistruar në zyrën e tij, për të cilin Rashkovski akuzoi se atë e ka regjistruar ish drejtori teknik i M-Nav, Klime Çepunjovski. Rashkovski nuk shpjegoi se çfarë domethënie kanë termat që i përdorte si “15 për qind” ose “Leonardo do të fitojë”, por njoftoi padi për gazetarët që i publikuan regjistrimet.
Alsat
Loading…


