Alsat 2019-07-26T15:06:54+02:00
OJQ-të që ndjekin procesin e reformave në gjyqësor reagojnë se nuk janë konsultuar aspak gjatë hartimit të projektligjit të ri për Prokurorinë, i cili gjithashtu përcakton statusin e PSP-së. Sipas tyre, një ligj i tillë i rëndësishëm nuk duhet të ishte sjellë pa një debat publik dhe me procedurë të shkurtuar në Parlament.
Me zgjidhjen e fundit ligjore, ne nuk ishim të njoftuar, erdhi disi brenda natës, në periudhën e verës. Ja, parashihet të kalojë ligji me procedurë të shkurtuar. Janë këto gjëra për të cilat viteve të fundit kemi reaguar fuqishëm dhe një ligj i tillë nuk mund të miratohet me procedurë të shkurtuar, një ligj i tillë nuk duhet të jetë rezultat i negociatave politike, pra i negociatave ndërmjet partive”-tha Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkit.
Loading…



