Alsat 2019-07-26T15:36:24+02:00
Propozim ligji për arsim fillor përplasi MASH-in dhe sektorin civil. Dragana Drndarovska nga Koalicioni “Margini”, akuzoi ministrin Arbër Ademi se e ka dorëzuar propozim ligjin në Kuvend një muaj para fillimit të vitit të ri shkollor kur duhet të fillojë zbatimin dhe ka mbyllur derën për sugjerimet e OJQ-ve.
Kërkesat e shumta për takime, dërgimet e komenteve dhe vërejtjeve në MASH dhe Qeveri u pritën me heshtje. Patjetër të tregoj se derisa zonja Deskoska ishte ministre realizuam disa takime, një sërë e kërkesave tona u pranuan, lidhëm memorandume për bashkëpunim, ndërsa pas kthimit të ministrit Ademi, përsëri na u mbyllën dyert në mënyrë hermetike”-tha Dragana Drndarovska, Koalicioni Margini.
Ministri i Arsimit Arbër Ademi tha se ligji është hartuar me ndihmën e UNICEF dhe OECD-së. Sipas Ademit, me këtë propozim ligj do të depolitizohen dhe departizohen shkollat fillore.
Ne kemi filluar nga vetja. Me këtë propozim ligj të cilin sot e propozojmë dhe që sot e diskutojmë, MASH heq dorë nga anëtari i vet në Këshillin e Shkollave. Nuk duam të marrim pjesë aty për hir të depolitizimit, departizimit të mëtejshëm të procesit edukativë arsimor në Shkolla. Po edhe themeluesi në vend që ti ketë dy anëtar, të ketë një anëtar”-pohoi Arbër Ademi, MASH .
Përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Pers, tha se gjatë analizave të OECD-së kanë identifikuar shqetësime në sfera të ndryshme ndër të cilat kanë qenë edhe mungesa e investimit tek edukimi i arsimtarëve.
Mungesa e përsosmërisë profesionale te arsimtarët po edhe menaxhim sistematik me rezultatet e arsimtarëve. Kemi investime më të vogla për trajnimin e arsimtarëve në suaza të gjithë rajonit në OECD-së. Po ashtu në masë të vogël përdoren dëshmitë gjatë krijimit të politikave, por edhe politikat paraprake edukative janë bazuar në perceptim por jo edhe në dëshmi dhe shfrytëzim të praktikave më të mira ndërkombëtare”-tha Benxhamin Pers, UNICEF.
Me propozim ligjin e ri për arsim fillor, nga MASH thonë se në fokus janë nxënësit me nevoja të posaçme të cilët në vitin shkollor 2022/2023 do të regjistrohen në paralele normale. Nëpër klasa të mos ketë më shumë se 30 nxënës, ndërsa paralelet e kombinuara mos kenë më shumw se 15 nxënës. NË lëndën e edukatës fizike, nxënësit do të kenë nga 2 arsimtarë. Por do të funksionojë edhe parlamenti i nxënësve dhe pjesëmarrja e tyre në krijimin e programeve shkollore. Propozim ligji i MASH-it për Arsimin fillor do duhet të plotësohet me propozim amendamente që do dalin nga debatet publike.
Mefail Ismaili
Loading…

