Alsat 2019-07-25T15:50:52+02:00 Plani i veprimit të qeverisë kundër dezinformimit përmban masa problematike dhe të paqarta. Këto janë reagimet fillestare të organizatave të gazetarëve, pasi Zaev dje e paraqiti propozimin. Fushata edukative të paguara në mediat private, kriteret për akreditimin e mediave, cilat media do të kenë të drejtën për të monitoruar ngjarjet qeveritare dhe bashkë-rregullim të portaleve, janë vërejtjet kryesore ndaj të cilave reagoi Shoqata e Gazetarëve. Kjo nuk është e shprehur në mënyrë të qartë në tekst, megjithatë, dëshiroj të përsëris politikën e SHGM-së, se çdo kufizim me ligj, pavarësisht nëse ai është në mediat online, ose ligj kufizues…
Author: almakos
Alsat 2019-07-25T15:47:51+02:00 Kryeministri Zoran Zaev nuk do ta mbajë premtimin e fushatës parazgjedhore për t’i mundësuar opozitës të propozojë kryeprokurorin publik. Propozimin e Hristijan Mickoskit që ish kreu i Gjykatës Penale të udhëheqë Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Lartë, Zaevi e quan tendencë të opozitës për të bllokuar proceset. Madje, duke ironizuar, kreu i Qeverisë shtoi se ofensiva e opozitës mund të çojë që opozita të propozoj për kryeprokuror edhe ish ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Me propozimet, si ato që po bëjnë, me të vërtetë mendoj se nuk duhet t’i jepet mundësia që opozita të bëjë propozime.…
Alsat 2019-07-25T15:38:55+02:00 Johanes Han kërkoi që të zgjidhen të gjitha skandalet e korrupsionit, duke përfshirë “Zhvatjen” në të cilin Boki 13 dyshohet se ka zhvatur 1.5 milion euro nga Orce Kamçev me premtimin e bindjes së Katica Janevës, që ta ndërpresë hetimin kundër tij. Ne presim, pa marrë parasysh se kush është prekur, sistemi gjyqësor të veprojë në përputhje me ligjet dhe rregulloret dhe kjo duhet të vlejë për të gjithë”-tha Johanes Han, Komisioner evropian për zgjerim. Kryeministri Zaev është i bindur se zgjidhja e rastit Zhvatja është dëshmi se qeveria është jo-selektive në ndjekjen penale të krimit. Rasti Zhvatja,…
Alsat 2019-07-25T15:28:10+02:00 Bashkimi Evropian në Tetor duhet t’i përgjigjet pozitivisht Maqedonisë së Veriut për datën për negociata, por deri atëherë vendi duhet të tregojë garanci të fortë për ligjin për Prokurorinë Speciale, për vazhdimësinë e proceseve gjyqësore të dala nga përgjimet që kjo prokurori mori përsipër, si dhe në krijimin e një klime në sistemin gjyqësor që do të jetë garanci për thithjen e investimeve të huaja. Ky mesazh i fuqishëm u bë në Shkup nga Komisioneri i BE-së për Zgjerim Johanes Han, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev. Han theksoi se pa reformat në drejtësi dhe pa sundim të…
Alsat-M 2019-07-25T15:08:28+02:00 Aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12 në autostradën Veles-Shkup pas tunelit në Katlanovë, kanë njoftuar nga MPB-ja. Autoritetet kanë konfirmuar se një kalimtarë rasti ka njoftuar policinë për aksidentin midis dy makinave dhe se hetimi është në proces. Dëshmitarë të rastit kanë njoftuar se gjithashtu nga makina janë nxjerrë edhe persona të lënduar. Makinat e ndihmës së shpejtë së bashku me zjarrfikësit kanë ndihmuar në nxjerrjen e udhëtarëve nga makina./Makfaks Loading…
Alsat-M 2019-07-25T15:02:36+02:00 Të martën tjetër pritet që Qeveria të përmbyllë sagën e drejtorëve, e nisur prej më shumë se 3 muajsh tashmë. Në mbledhjen e mbrëmshme, kaluan vetëm 13 emra. Partnerët e koalicionit, pavarësisht se flasin për pengesa procedurale, kanë ende probleme në mbushjen e vendeve që propozuan për shkarkime dy javë më parë, për shkak të mos realizimit të pritshmërive të Qeverisë, sikurse tha vetë kryeministri Zaev.Nga BDI, mbrëmë kaluan:Armir Sadikin, drejtor për Byronë e Furnizimeve Publike, Arben Vila, Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja promovim të zhvillimit, Pajazit Lika, zv.drejtor i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Industrialo-Teknologjike. [embedded…
Alsat 2019-07-25T14:52:43+02:00 Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në pyetjejet e deputetëve në Kuvend ka folur rreth polemikave dhe debatit që është hapur në publikun maqedonas dhe atë bullgar për Goce Dellçevin. Ai tha ky proces duhet të tejkalohet me mençuri dhe vëmendje. Dimitrov theksoi se ndoshta është koha që të publikohen, siç tha ai, letrat origjinale të Dellçevit. “Është shumë e lehtë të grindemi. Nuk është mirë për vetëvlerësimin tonë si komb. Është fakt që ne kemi shtetin tonë pak më vonë se shumica e popujve në Ballkanit, është fakt se jo të gjithë me e kanë pritur këtë me…
Alsat-M 2019-07-25T14:38:05+02:00 Pas propozimit të opozitës që për prokurorë publik të emërohet Vladimir Pançevski, kryeministri Zoran Zaev ka drejtuar një varg kritikash. “Të gjithë jemi të njohur me historinë e Vladimir Pançevskit, punën dhe keqpërdorimet e tija me AKMIS sistemin. Unë mendoj që opozita po të kishte mundësi, do të propozonin edhe Nikolla Gruevskin për prokuror publik”, shkurt tha Zaev. Kreu i opozitës, Hristijan Mickovski, gjatë një interviste kishte propozuar is-gjykatësin Vladimir Pançevski si zëvendësues i Katica Janeva e cila ditë më parë dha dorëheqje të parevokueshme. Loading…
K5 Alsat 2019-07-25T14:30:41+02:00 Ushtruesi i detyrës ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në vend Kejt Bërns sot e ka vizituar komunën e Manastirit ku ka realizuar takim me kryetaren e komunës Natasha Petrovska. Ish ambasadori amerikan në vend Riker ka shprehur kënaqësi që përsëri është për vizitë në Manastir dhe e ka prezantuar ambasadoren e re amerikane Bërns e cila për herë të parë ka qenë për vizitë zyrtare në komunën e Manastirit. “Manastiri është qytet i cili ka pozitë strategjike edhe në jetën ekonomike e politike të vendit”, ka…
Alsat 2019-07-25T14:24:34+02:00 Punonjësit që po gërmonin në rindërtimin e rrugës në Karposh 4 të Shkupit kanë zbuluar një sarkofag të pazakontë. Siç raportohet në faqen zyrtare të Muzeut të Qytetit të Shkupit, gjatë punimeve në Karposh është gjetur një sarkofag nga guri dhe tre elementet të pllakave të varrezave, që datojnë nga periudha romake./Alsat [embedded content] Loading…
Alsat-M 2019-07-25T14:18:44+02:00 Grupi parlamentar i BDI-së kërkon që Këshilli i Prokurorëve të zgjedh me Badenter kreun e ri të Prokurorisë së Krimeve të rënda. Në paralajmërimin e kryeministrit Zaev që Vilma Ruskoska të udhëheqë me Prokurorinë e re, deputeti Grubi ka u shpreh. “Nuk jemi të rezervuar ndaj asnjë personi, mirëpo Këshilli i Prokurorëve ka për detyrë të zgjedh prokurorin, nuk është detyrë e Ahmetit, Grubit apo e Xhaferit. Atëherë pse mos të jetë shqiptarë prokurori i ri. Grubi ka sqaruar se kërkesa për Badenter bazohet në zgjedhjen e mëparshme lidhur me Prokurorinë Speciale, atëherë kur Katica Janeva u zgjedh…
Alsat 2019-07-25T14:01:54+02:00 Kryeministri Zoran Zaev, ka akuzuar për gënjeshtër deputetin e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, pasi ky i fundit nga foltorja e Kuvendit tha se këshilltari i kryeministrit Lupço Zafirovski nuk ka lidhje diplomatike me qeverinë franceze, por se po ndihmon eksportin e produkteve ushqimore të kompanitive të Zaevit. Zaev e mohoi këtë dhe tha se ai ka të drejtën të punësonte këdo në kabinetin e tij. “Flisni për këshilltarin që paguhet 1.200 euro. Por gruan e Vllatko Gjorçev e punësuat për 1.800 euro. Ju do të na jepni leksion mbi atë se kënd kam angazhuar. Këtu do ta shohim, do…

