Alsat 2019-07-25T15:28:10+02:00
Bashkimi Evropian në Tetor duhet t’i përgjigjet pozitivisht Maqedonisë së Veriut për datën për negociata, por deri atëherë vendi duhet të tregojë garanci të fortë për ligjin për Prokurorinë Speciale, për vazhdimësinë e proceseve gjyqësore të dala nga përgjimet që kjo prokurori mori përsipër, si dhe në krijimin e një klime në sistemin gjyqësor që do të jetë garanci për thithjen e investimeve të huaja. Ky mesazh i fuqishëm u bë në Shkup nga Komisioneri i BE-së për Zgjerim Johanes Han, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev. Han theksoi se pa reformat në drejtësi dhe pa sundim të të drejtës, shtetet anëtare të BE-së nuk do të binden lehtë për të dhënë qëndrimin e tyre pozitiv për datën.
Është e rëndësishme që të tregoheni në reformat, përfshi edhe miratimin e ligjit si dhe vazhdimin e punës së deritanishme të Prokurorisë Speciale, kjo është e një rëndësie kyçe për të gjithë vendin. Të gjitha partitë dhe trupat institucionalë duhet të vazhdojnë të tregojnë vendosmërinë për të luftuar mosndëshkueshmërinë, dhe të lejojnë sundimin e ligjit. Përpjekjet në këtë fushë duhet të vazhdojnë, dhe të tregohet zero tolerancë, vis a vis, ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shtetet anëtare janë duke e parë këtë nga afër, por, mbi të gjitha, është për hir të qytetarëve që zbatimi i ligjit të garantohet….. Sa më e mirë të jetë cilësia dhe reputacioni të sistemit gjyqësor të jetë, aq më shumë atraktiv do të jetë vendi për investime të huaja. Ka lidhje mes zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të gjyqësorit. Ky është edhe argumenti juaj më i mirë për shtetet anëtare”- tha Johanes Han, Komisioner për Zgjerim i BE-së.
Edhe kryeministri Zaev tha se është i vetëdijshëm për reformat që nevojiten në vend, por mori angazhimin se deri në tetor, vendi do i përmbushë kriteret e kërkuara.
Mbetet një periudhë nga qershori deri në tetor e cila është e zbrazët në pjesën për vlerësim nga ana e BE-sw. Por ne mendojmë se duhet të vazhdojmë të punojmë. Në sundimin e së drejtës dëshmojmë procese të hapura dhe vendime me të cilat duhet ta forcojmë gjyqësorin edhe në pavarësi edhe në transparencë. Punë me rëndësi është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, reformat në siguri ndodhin dhe në Kuvend, në fazën e dytë janë ligjet për reformat në administratë”-tha Zoran Zaev, kryeminsitër.
Nga VMRO, pas takimit të Han me Mickoskin, në një komunikatë për shtypin theksohej se shteti e ka humbur rrugën dhe përkundrazi, skandalet po e kthejnë prapa. “Skandalet serioze po rrënojnë integritetin e vendit dhe po zbehin shtetin e drejtë duke kërcënuar seriozisht ardhmërinë evropiane” thuhej në qëndrimin e VMRO-së. Ndërsa lideri i BDI-së, Ahmeti pavarësisht se shprehu shqetësimet e tij lidhur me vettingun dhe regjistrimin e popullsisë, tha se beson gjithashtu se vendi ka kapacitet të brendshëm për këto procese të rëndësishme.
Vendi nuk ka nevojë që të huazojë ose ta shndërrojë veten në protektorat, sepse në këtë vend gjërat kanë shkuar aq larg… sepse ne jemi anëtar i NATO-s, ne jemi në prag të hapjes së negociatave për në BE dhe vendi ynë ka kapacitete që mirë të organizohet si në aspektin e gjyqësisë ashtu edhe në aspektin e legjislativit dhe ekzekutivit”-pohoi Ali Ahmeti, BDI.
Pas komisionerit për zgjerim Joanes Han, nesër do të zhvillojë takime me krerët e lartë shtetëror dhe opozitën, edhe me zyrtarin e lartë, Filip Riker ndihmës sekretar amerikan i shtetit për Europën dhe Azinë.
Mefail Ismaili
Loading…



