Alsat 2019-07-26T15:52:51+02:00
Pas DSK-së, veting edhe ndaj punonjësve të MPB-së. Njeriu i parë i policisë, Oliver Spasovski dëshiron që përmes këtij procesi të kalojë edhe prokuroria. Dje ministri nga foltorja e Kuvendit ndau një seri shembujsh të të punësuarve në sistemin e sigurisë, të cilët ai tha se nuk duhet të gjenden atje. Edhe pse jo për herë të parë, Spasovski e përmendi edhe vetingun e mundshëm te gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Nga partitë politike, BDI është e vetmja që bën thirrje për veting të funksionarëve, duke e propozuar atë në formën e një ligji. LSDM-ja në pushtet mbetet e rezervuar, dhe kryeministri Zaev tha se vetingu do të vonojë për shkak të mungesës së gjyqtarëve.
Ish gjykatësja në Gjykatën supreme Vera Koco thotë se vetingu është masë rigoroze por e domosdoshme. “Reformat në gjyqësor janë pa epilog, aty është edhe bashkimi i PSP-së me prokurorinë e re, madje edhe sikur të kishte rezultate, procesi do jetë shumë i ngadalshëm”, thotë Koco.
Sipas meje nuk do vihej në pikëpyetje puna e këtyre institucioneve me vetingun, aq më tepër kur ka kuadro të reja dhe bashkëpunëtorë profesional që presin, le të regjistrohen në Akademi, le të gjejë shteti mënyrë që t’i përfshijë kuadrot e reja. Këshilli gjyqësor nuk pati guximin e duhur për shkarkimin e gjykatësve për të cilët ka procese. U ndërmor diçka për një gjykatës. Nëse duam bashkësi më efikase dhe më të shpejtë patjetër të shkohet me atë veting dhe në fund kjo aspak nuk është e keqe që nuk është praktikuar askund në vende tjera”-tha Vera Koco, Ish gjykatëse në Gjykatën Supreme.
Lidhur me policinë, vetingun që e paralajmëron Spasovski, në MPB do të kontrollohet arsimi profesional dhe aktivitetet e strukturave të caktuara.
ALSAT
Loading…



