Alsat 2019-07-30T09:55:41+02:00
Qeveria dje paralajmëron se regjistrimi i popullsisë në vend nuk do të anulohet dhe se do të duhet të mbahet vitin e ardhshëm. Zaev tha se regjistrimi duhet doemos të mbahet vitin e ardhshëm, ndërsa do të realizohet sipas standardeve të Eurostat-it. Ndërsa nga opozita thonë se zgjidhja e ofruar është e dëmshme dhe joevropiane.
“Opozita ka vërejtje serioze, thelbësore dhe domethënëse ndaj Ligjit dhe konceptit për regjistrimin e ri. Nuk janë kundërshtime të vogla, përkundrazi, por janë thelbësore që regjistrimi të jetë i standardeve të BE-së dhe Eurostat-it. Vetëm një regjistrim i tillë mund të jetë një regjistrim nga i cili do të përfitojnë të gjithë”, tha deputeti i VMRO – DPMNE-së, Ilija Dimovski në Twitter./Alsat
Опозицијата има сериозни, суштински и значајни забелешки за Законот и концептот за новиот попис.
Не се мали, напротив, но се клучни за пописот да може да биде на ниво на стандардите на ЕУ и Еуростат.
Само таков попис може да биде попис кој ќе биде од корист на сите.
— Ilija Dimovski (@ilijadimovski) July 29, 2019
Loading…



