Alsat 2019-07-29T15:57:10+02:00
Prokuroria për krim të organizuar nuk zbulon nëse pas zërave do të kontrollojë se nga kush ka ardhur urdhri për fshirjen forenzike të kompjuterëve në Prokurorinë Speciale. Të shtunën, portal i emisionit 360-shkallë që transmetohet në Alsat publikoi se në Prokurorinë Speciale, punonjësit e IT-së morën informacion për një operacion të tillë kur PSP-ja dhe Katica Janeva ishin në qendër të vëmendjes së publikut në rastin Reket. Mbetet dilema nëse fshirja forenzike duhej të fshehë gjurmët e qasjes në provat në PSP – si dhe kush ka pasur qasje tek ato nëpërmjet kompjuterit personal. Kryeministri Zaev, i cili me ditë ka dërguar mesazhe se për “reket” duhet të ketë një zgjidhje të shpejtë, sot refuzoi të komentojë mbi informacionin se në PSP gjatë fundjavës ka pasur aktivitete të dyshimta.
Unë as nuk përpiqem të bëj telefonat dhe të marr informacione, veçanërisht nga një hetim. Për forenzitiket, unë vërtet nuk e di se çfarë është fshirja forenzitike, çfarë është ajo, kush, çfarë fshirje. Kam lexuar dje, ishte e diel, isha më i lirë se ditëve të tjera, kam lexuar në media. Unë e di se institucionet do të veprojnë ashtu siç duhet- deklaroi Zoran Zaev.
Opozita edhe sot tha se në rastin e “Reket”, përgjegjësi duhet të ketë edhe për Katica Janevën.
Prokuroria edhe nëse nuk do, duhet doemos ta pastrojë këtë mega skandal dhe së paku, deri tani duhej ta arrestojë Katica Janevën, por edhe dhjetëra personazhe të tjera nga LSDM-ja. Nuk mundet Janeva të përjashtohet nga skandali, nga krimi, veçanërisht për shkak të faktit se i është marrë telefoni, gjegjësisht telefonat të cilët janë pjesë e hetimit. Është evidente se ajo është e përzier në krim- tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.
Deri tani në “Reket” janë të dyshuar Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Kanë zhvatur 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev me premtimin se do ta ndalin hetimin për “Perandorinë” kundër tij me ndikim te ndonjë prokuror në PSP. Në mënyrë plotësuese Prokuroria për krim të organizuar është duke i kontrolluar telefonat e Katica Janevës, ndërsa ekspertiza duhet të japë përgjigje nëse është fshirë në mënyrë forenzike telefoni i saj i dytë për të cilin pohonte se e ka humbur, ndërsa ishte gjetur si dhuratë. Janeva mohonte se ka qenë pjesë e skemës së reketit të Boki 13, por bëri të ditur se e ka ditur se pronari joformal i 1TV e ka shfrytëzuar emrin e saj.
Bojan Stojanovski
Loading…



