Alsat 2019-07-29T17:59:25+02:00
Grupet e punës mes pushtetit dhe opozitës kanë nisur që sot takimet me qëllim harmonizimin e qëndrimeve mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Takimi i parë u mbajt në Qeveri ku palët shpalosën edhe propozimet e tyre. Opozita kërkon që konsensusi të arrihet duke filluar nga financimi i Prokurorisë Publike dhe përgjegjësia e prokurorëve, ndërsa pushteti premton që për çdo vërejtje të opozitës me të cilën pajtohet, do të ketë amendamente gjatë leximit të dytë të ligjit. Takimi i ardhshëm nuk është caktuar, ndërsa palët thonë se do të thirret pas konsultimeve që do të bëhen. Bisedimet zhvillohen mbi tekstin e Ligjit për Prokurori Publike të cili Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend.
Çështjet për të cilat biseduam dhe që ka përafrim janë: financimi i Prokurorisë Publike dhe mënyra e se si financohet si dhe rritja e përgjegjësisë së prokurorëve si individ dhe Prokurorive në përgjithësi si struktura”-tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Për momentin kemi një ligj i cili është në Kuvend. Opinioni ndërkombëtar dha notë pozitive për atë tekst. Gjithçka për të cilën merremi vesh me opozitën do ta hartojmë në amendamente gjatë procedurës parlamentare”-pohoi Oliver Ristevski, zëvendësministër i Drejtësisë.
Loading…



