Alsat 2019-07-29T15:23:29+02:00
Mungesë e funksionimit, koordinimi i dobët dhe jo profesionalizmi janë pjesë e arsyeve për që kërkojnë reforma të shpejta në sistemin për menaxhimin me kriza në vend. Ky është konkluzioni i debatit mbi Platformën Kombëtare për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat.
Republika e Maqedonisë së Veriut është e ekspozuar ndaj elementeve dhe llojeve të tjera të fatkeqësive, veçanërisht si rezultat i ndryshimeve klimaterike, zonës së trysnisë, shtretërve të parregulluar të lumenjve, erozionit për shkak të shkatërrimit të pakontrolluar të fondit pyjor, ekspozimit ndaj zjarreve, trajtimit të papërshtatshëm të mbeturinave, mangësive në ndërtim- deklaroi Pavle Trajanov – Koordinator nacional për zbatimin e Platformës.
Nga Instituti për Inxhinieri të Tërmeteve kërkojnë që me regjistrimin e popullsisë vitin e ardhshëm, të shtohet dhe një bazë të dhënash për ndërtimet në vend me karakteristikat e tyre.
Duke ndërtuar një sistem, me të cilin do të keni një vlerësim të shpejtë të dëmeve të mundshme dhe ku mund të simuloni skenarë të ndryshëm, qofshin fatkeqësi natyrore dhe elementare apo edhe sulme terroriste, do të keni një pasqyrë të shpejtë të asaj që mund të prisni nga katastrofa të tilla të mundshme- tha Vlatko Shesov – Drejtor i IITSI.
Profesor i Fakultetit të Sigurisë, Marjan Gjurovski, theksoi nevojitet konsolidim i burimeve për shtetin që të dijë se çfarë ka në dispozicion në situata të tilla, si dhe për profesionalizimin dhe ridefinimin e disa institucioneve.
Ne kemi një ndarje të panatyrshme institucionale që rezulton në ndërthurjen e përgjegjësive ndërmjet Qendrës për Menaxhim të Krizave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Prandaj është e nevojshme të ripërcaktohet urgjentisht sistemi për menaxhim me krizat dhe mbrojtje dhe shpëtim duke unifikuar këto dy institucione- pohoi Marjan Gjurovski – profesor në Fakultetin për Siguri 39:30 до 39:50
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se Platforma Kombëtare është një dokument strategjik, me të cilin duhet të krijohet sistem efikas ndërinstitucional për mbrojtje dhe shpëtim. Reforma në sistem duhet të përfundojë deri në fund të vitit. Deri atëherë zgjidhjet ligjore do të përgatiten.
Alsat
Loading…



