Alsat 2019-07-29T15:43:03+02:00
Në komunën e Gostivarit, në disa shkolla sërish janë shkarkuar dhe emëruar drejtorët. Komuna e Gostivarit për këtë akuzon ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, duke theksuar se shkarkimi dhe emërimi i drejtorëve është politik.
Ministri i Arsimit ka kthyer në detyrë dy drejtor në detyrë, në Sh.F Ismail Qemali dhe në shkollën fillore Forinë të fshatit Forinë, që janë zgjedhur në shpallje publike jo të rregullt. Pra shpallja e tyre është bë në dy gazeta ditore dhe jo në tre, siç e kërkon Ligji. Pra është me qëllim politik dhe pa pasur asnjë bazë, kryetari gjitha veprimet e veta i ka bë në bazë të Ligjit- deklaroi Shkëlqim Veseli. Këshilltar për punë juridike Komuna e Gostivarit.
Kreu i Gostivarit Arben Taravari tha se ka paraqitur padi ndaj emërimeve dhe shkarkimeve të vazhdueshme, por se të njëjtat vazhdojnë të qëndrojnë nëpër sirtarët e prokurorive.
Këto padi që do i përgatisin dhe që i kemi përgatitur plot të tjera më herrët, përfundojnë në sirtarët e ish funksionarëve të BDI-së që sot janë o gjykatës o prokuror. Pa rënë ky sistem në zgjedhjet e ardhshme, këto lëndë as që presim të procesuohen- parlajmëroi Arben Taravari. Kryetar i komunës së Gostivarit
Nga ana tjetër, ministri Ademi ka hedhur poshtë akuzat duke theksuar se vendimet nuk janë të tij por janë vendim i Komisionit të shkallës dytë.
Ne nuk kemi ndërmarr asnjë vendim pa vendos komisioni i shkalles se dyte. Gjithë drejtorët që kanë fituar lëndën e tyre të shkarkuar padrejtësisht nga Taravari dhe për të njëjtët jemi të detyruar dhe po ashtu edhe ai do ishte i detyruar sikur ti kishte kompetencat t`i kthente në vendin e punës- sqaroi Arbër Ademi. Ministër i Arsimit.
Komunës së Gostivarit dy herë më radhë iu morën kompetencat në arsim, në fushën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme.
Bashkim Sulejmani
Loading…



