Alsat 2019-07-29T16:01:56+02:00
Është shtyrë sërish debati për propozim ligjin e regjistrimit të popullsisë në komisionin për çështje evropiane. Pavarësisht se u miratua rendi i ditës ku regjistrimi ishte e vetmja pikë., deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev kërkoi tërheqjen e ligjit nga rendi i ditës. Ai tha se materialet të cilat u’a ka dorëzuar Qeveria nuk korrespondojnë me kriteret e EUROSTAT-it.
Është prioritet të kemi regjistrim sipas kritereve të Eurostat dhe sipas kritereve të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara. Ky propozim ligj nga pushteti i Zoran Zaevit dhe Entit të tij për statistikë duhet të tërhiqet. Qytetarët janë masivisht të pakënaqur nga ky propozim ligj- deklaroi Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.
Kryeministri Zoran Zaev tha se në negociatat e deritanishme nuk ka dallime të theksuara mes pushtetit dhe opozitës. Sipas tij regjistrimi assesi nuk do të shtyhet për vitin 2021.
Standardet e Eurostatit janë qartë të definuara, regjistrimi bëhet gjithkund në botë dhe do të bëhet edhe te ne. Në regjistrim do të përfshihet çdo person që është nga Maqedonia e Veriu dhe është laruar nga këtu jo më larg se një viti. Ne regjistrim përfshihen edhe ata që janë larguar me herët por jo si pjesë e amvisërisë- tha Zoran Zaev.
Kryetari i komisionit Artan Grubi tha se shtyrja e debatit në afat të pacaktuar arsyetohet me faktin se nevojiten konsultime shtesë mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së dhe përafrim të qëndrimeve të tyre rreth propozim ligjit për regjistrimin e popullsisë.
Do të shohim se në cilat qëndrime do të pajtohen LSDM dhe VMRO, pastaj do të japim edhe qëndrimet tona rreth vërejtjeve të tyre. Unë nuk kam parë asnjë vërejtje as nga VMRO-DPMNE dhe as nga LSDM, prandaj vlerësoj se si partner koalicioni mbetemi në këtë propozim tekst që gjithashtu është I pranuar edhe për BE-në- pohoi Arta Grubi, BDI.
Regjistrimi i popullsisë planifikohet të mbahet nga 1 deri më 21 prill të vitit 2020. Planifikohet të shfrytëzohet metodë e kombinuar gjatë regjistrimit, që nënkupton njëkohësisht implementim në terren përmes intervistës në katër sy dhe shfrytëzim të të dhënave nga bazat e të dhënave të cilat tashmë ekzistojnë në shtet. Regjistrimi i fundit i popullsisë është realizuar në vitin 2002, ndërsa në vitin 2011 dështoi pesë ditë para mbylljes së procesit për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve shqiptarë të komisionit për regjistrim.
Melihate Rustemi
Loading…



