Author: Rilinda

Qendra për kriza ”Nadezh” do të prezantojë sot projektin ”Kujdesu për veten” që ka për qëllim të rritë vetëdijen në shoqëri për problemin e dhunës familjare dhe për nevojën për mbështetje psikosociale të viktimave të dhunës në familje. Projekti ka gjithashtu qëllim të forcojë gratë, viktimat dhe viktimat e mundshme të dhunës familjare. Në këtë aktivitet do të merr pjesë edhe zv. ambasadori i Australisë për Maqedoni, Glen Morison.

Lexo më Shumë

Konferencë shkencore në temë: “Roli i presidentit Kiro Gligorov në etablimin ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë” sot do të mbahet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Konferenca është me rastin e 100 vjetorit të lindjes së presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov. Organizator është Klubi diplomatik – Shkup me mbështetje të ASHAM-it. Është paralajmëruar fjalim i akademikut dhe kryetar i ASHAM-it Taki Fiti, kryetarit të Klubit diplomatik Danço Markovski, akademikut Luan Starova, profesorit Todor Çepreganov.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha të shkurtra me diell, por edhe me reshje të përkohshme lokale të shiut, në disa vende do të ketë edhe paraqitje të bubullimave. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 7 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja prej 21 deri në 26 gradë celsius. Në Shkup paradite do të mbajë mot me diell, me vranësira mesatare, ndërsa pasdite me vranësira jostabile me reshje të shkurtra të shiut dhe me paraqitje të bubullimave. Temperatura do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë e Maqedonisë do të mbajë sot seancë më të zgjeruar të përgjithshme ku do të shqyrtohet raporti për punën e gjykatave për vitin 2016. Sipas AIM-së, në pajtim me Rregulloren për punë të Gjykatës së Lartë, përveç gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në seancë do të marrin pjesë edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative, kryetarët e Gjykatave të Apelit të Shkupit, Manastirit, Gostivarit dhe Shtipit. I ftuar është edhe kryetari i Këshillit gjyqësor të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë javë kërkesën për ekstradim të ish-shefit të njësisë antiterror të Maqedonisë, Dejan Vuçoviç, shtetas serb nga Maqedonia, i cili u arrestua në Selanik, në shkurt të këtij viti në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar pasi ai ishte arratisur nga paraburgimi. Ai ishte arrestuar në Shkup, i akuzuar për trafik armësh dhe droge, pasi në automjetin e tij të markës “Volvo” u gjet një granatë dhe më shumë se 800 gramë kanabis.

Lexo më Shumë

Deri sa shqiptarët gjithandej janë të brengosur për gjendjen shëndetësore të kryetarit të LR-PDSH-së, Zijadin Sela, kjo parti është e preokupuar se si të shfrytëzojë momentin dhe të bëjë më shumë anëtarë. Sela dje udhëtonte jashtë shtetit për shërim plotësues, kurse LR-PDSH përmes një kumtese skandaloze, u jepte direktiva personave të interesuar se si mund të anëtarësohen në këtë parti. Nga ana tjetër, dje ka mbajtur mbledhje nëndega e kësaj partie në lagjen “Teteks” në Tetovë. Kjo është një sjellje e pahijshme nga një subjekt lideri i së cilës për momentin ka probleme shëndetësore, prandaj janë krijuar dyshime se disa…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator Energjitik ka vendosur sot që benzinat të lirohen me tre denarë, ndërsa dizeli me dy denarë. Sipas këtij vendimi, pas mesnate, një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 63 denarë, ndërsa çmimi i ri i EUROSUPER BS-98 do të jetë 65 denarë për një litër. Një litër EURODIZEL do të kushtoj 49 denarë, ndërsa çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 37.60 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Në pajtim me rregulloren e Gjykatës kushtetuese, Ministria e Financave ende nuk ka të drejtë ligjore t’i paguajë subvencionet deri në sjelljen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës. Të mërkurën e kaluar Gjykata kushtetuese solli vetëm zgjidhje, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të silelt këtë të mërkurë. Për MIA-n nga Ministria e Financave sot deklaruan se pas konsultimit të kryer me Gjykatën kushtetuese u është cekur se vetëm në bazë të zgjidhjes nuk kanë bazë ligjore për t’i paguar subvencionet, por në pajtim me Rregulloren e Gjykatës duhet të rpesin sjellje të vendimit përfundimtar që pritet të mërkurën. Pas shpalljes…

Lexo më Shumë

Sondazhi mbarëkombëtar i publikuar sot nga Qendra për hulumtime të sondazheve e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon se shumica e qytetarëve janë të pakënaqur nga pushteti i tyre lokal. “Derisa sfidave kombëtare të Maqedonisë iu është përkushtuar shumë vëmendje, shqetësimet mbi punën e qeverive lokale qartë pasqyrohen në këtë sondazh të fundit”, tha Ian Surotchak, Drejtori rajonal i IRI-it për Evropë. “Partitë politike duhet të gjejnë mënyrë që t’ju drejtohen çështjeve të rëndësishme për votuesit lokal para zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më vonë këtë vit”. Pesëdhjetë e një për qind e të anketuarve janë deri diku ose shumë…

Lexo më Shumë

Azbi Nuredini Nga nesër edhe De jure pa udhëheqje komunale në Saraj! Gjykuar nga gjendja e rëndë që mbretëron në gjitha aspektet e jetës në Komunën e Sarajit, zgjedhjet lokale banorët e Komunës së Sarajit duhet ti trajtojnë si referendum për ndryshimin ose jo të gjendjes së mesjetës që po mbretëron si rezultat i udhëheqjes së korruptuar dhe të paaftë për tu përgjigjur nevojave jetike të banorëve të Komunës së Sarajit një decenie të plotë. Në këta zgjedhje shqiptarë duhet ta kenë synim kryesor zgjidhjen e përhershme të largimit të mënyrës së instalimit në udhëheqjet komunale të parazitëve partiak të…

Lexo më Shumë

Sead Koçan, biznesmeni të cilin policia e ka kërkuar deri të premten me flet-arrest pasi që është i dyshuari kryesor në njërin nga rastet kryesore të Prokurorisë Speciale Publike, mbrëmë është pranuar si rast urgjent në njërën nga Klinikat në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup, mëson “SDK”. Sipas informatave të portalit, Koçan, i cili tani ka edhe mjekër, në orët e vonëta të pasdites është parë në Qendrën Klinike, ku është pranuar si rast urgjent. Në Klinikë ka qenë vetëm me bashkëshorten e tij. Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, në një deklaratë për “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase,…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të familjes – 15 Majit, sot në Fakultetin Filozofik në Shkup do të mbahet punëtori me titull “Të gjitha familjet janë të barabartë”, në të cilën fëmijët nga shkolla internacionale franceze “EFIS” do të vizatojnë piktura dhe do të shkruajnë mendime dhe poema në temën “Familje të barabarta”, nën mentorim të studentëve nga studimet familjare. Vizatimet e përpiluara dhe poezitë do të ekspozohen në Bibliotekën e Institutit për studime familjare pranë Fakultetit Filozofik – UCM me rastin e ditës ndërkombëtare të familjes.

Lexo më Shumë