Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë javë kërkesën për ekstradim të ish-shefit të njësisë antiterror të Maqedonisë, Dejan Vuçoviç, shtetas serb nga Maqedonia, i cili u arrestua në Selanik, në shkurt të këtij viti në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar pasi ai ishte arratisur nga paraburgimi.
Ai ishte arrestuar në Shkup, i akuzuar për trafik armësh dhe droge, pasi në automjetin e tij të markës “Volvo” u gjet një granatë dhe më shumë se 800 gramë kanabis.

