Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë krijuar përmes Marrëveshjes së Mekës një mekanizëm të ri të mbrojtjes së ndërsjellë, që mund të ndryshojë ekuilibrat strategjikë në Lindjen e Mesme. Pakti përcakton se një sulm ndaj cilitdo prej tre vendeve do të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve, duke i dhënë marrëveshjes një logjikë të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s.
Tre shtetet sjellin kapacitete shumë të ndryshme: Arabia Saudite fuqinë financiare dhe energjetike, Turqia industrinë ushtarake dhe një ushtri të fuqishme, ndërsa Pakistani fuqinë ushtarake dhe arsenalin bërthamor. Pas dimensionit ushtarak të Marrëveshjes së Mekës fshihet edhe një interes ekonomik.
Arabia Saudite ka kapital dhe burime energjetike, Turqia ka ndërtuar një industri të fuqishme të mbrojtjes, ndërsa Pakistani ka nevojë për investime dhe mbështetje ekonomike. Kështu krijohet një shkëmbim strategjik. Rijadi fiton akses te kapacitete të rëndësishme ushtarake, Pakistani mund të përfitojë nga investimet saudite, ndërsa Turqia zgjeron tregjet për industrinë e saj të mbrojtjes.
Për këtë arsye, marrëveshja mund të zhvillohet në një partneritet që përfshin sigurinë, energjinë, teknologjinë dhe financat, dhe sipas ekspertëve, e njejta pritet të zgjerohet edhe me vende të tjera të rajonit. Avdi Bakiju /SHENJA/
The post BOTA NË FOKUS | Mekka krijon boshtin e ri: Çfarë fshihet pas Marrëveshjes së Mekës? appeared first on TV-SHENJA.


