Banorët e Divjakës kanë shënuar ditën e 26-të të qëndresës së tyre kundër reformës së re administrative-territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie së bashku me 14 të tjera në shkallë vendi.
Protestuesit u shprehën të vendosur për të mos hequr dorë nga qëndresa e tyre deri në ditën e fundit, me qëllim që projektligji që shkrin 15 bashki të mos kalojë për miratim në parlament.
Ashtu si çdo natë, edhe mbrëmja e 26-të e qëndresës qytetare është mbyllur me një marshim në rrugët kryesore të qytetit të Divjakës, ku banorët kanë vijuar thirrjet e tyre kundër prishjes së autonomisë vendore të bashkisë.
The post Dita e 26-të e protestës në Divjakë – Banorët kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje deputetëve të mos e votojnë projektligjin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


