Revolta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 87-të të protestës.
Pas fjalimeve në shesh, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit.
Në krye të thirrjeve të qytetarëve ka qenë “Rama jep dorëheqjen!”, e përsëritur gjatë marshimit.
“Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Shqipëria kërkon revolucion”, ishin disa nga thirrjet e tjera që qytetarët brohoritën njëzëri gjatë marshimit pasi mbyllën fjalimet para kryeministrisë.
The post Revolta kombëtare kundër keqqeverisjes në ditën e 87-të, protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


