Me rastin e Ditës ndërkombëtare të familjes – 15 Majit, sot në Fakultetin Filozofik në Shkup do të mbahet punëtori me titull “Të gjitha familjet janë të barabartë”, në të cilën fëmijët nga shkolla internacionale franceze “EFIS” do të vizatojnë piktura dhe do të shkruajnë mendime dhe poema në temën “Familje të barabarta”, nën mentorim të studentëve nga studimet familjare.
Vizatimet e përpiluara dhe poezitë do të ekspozohen në Bibliotekën e Institutit për studime familjare pranë Fakultetit Filozofik – UCM me rastin e ditës ndërkombëtare të familjes.

