Gjykata Penale në Shkup, nesër do të vendos sipas kërkesës të Prokurorisë Speciale për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i dyshuari i parë në rastin “Trust” mëson “Meta”. Nga PSP konfirmojnë se seanca dëgjimore është caktuar për nesër më ora 10 dhe në të, sikur herën e kaluar, do të marrin pjesë prokurorët e Speciales dhe avokatët e Koçanit, të cilët pritet t’i ballafaqojnë dëshmitë dhe argumentet “për” dhe “kundër” propozimit të Koçanit t’i shqiptohet masa e paraburgimit. Supremja ktheu lëndën në vendimmarrje të sërishme në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ndërsa Këshilli Penal i kësaj gjykate në mënyrë urgjente zbatoi…
Author: Rilinda
Penalistët e sontëm në emisonin #Click PLus me trasmetim të drejtpërdrejt në Tv21 debatuan në lidhje me skadimin e mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal. Çështjet si ngërçi i komunave që mbetën pa zot shtëpie, pasojat e skadimit të mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal dhe dilema nëse mund të zgjidhet ky problem në seancën e parë, pas votimit të qeverisë së re, sa i përmbush pritjet shumica e re parlamentare janë pikat që u shtruan sonte mes mysafirëve: Ibrahim Memeti, Qashif Bakiu, Alajdin Demiri, dhe Blerim Hyseni. Komunat patën shtëpi apo jo , Blerim Hyseini sqaron se erdhëm deri…
Sonte në Click Plus në televizionin 21 me fillim në ora 21:30, do mund të ndiqni debatin në lidhje me skadimi i mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal. A mbetën komunat pa zot shtëpie, dhe cilat janë pasojat nga skadimi i mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal? Nga kush varet zgjidhja e ngërçit të ri politik, dhe a mund të zgjidhet ky problem në seancën e parë, pas votimit të qeverisë së re? – Sa po ndikohet politika nga zhvillimet ditore, dhe sa po i përmbush pritjet shumica e re parlamentare? – Kur pritet të zgjidhet qeveria e re, dhe…
Gjykata e Lartë e Maqedonisë sot në seancë më të zgjeruar të përgjithshme shqyrtoi raportin për punën e gjykatave për vitin 2016. Në pajtim me Rregulloren për punë të Gjykatës së Lartë, përveç gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në seancë morrën pjesë edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative, kryetarët e Gjykatave të Apelit të Shkupit, Manastirit, Gostivarit dhe Shtipit. I ftuar ishte edhe kryetari i Këshillit gjyqësor të Maqedonisë, njofton Almakos. 27 Gjykatat Themelore dhe dy gjykatat Administrative në Maqedoni, në përgjithësi me sukses kanë procesuar lëndët e reja të pranuara gjatë vitit 2016, si dhe kanë aritur të…
“Pushteti aktual i ka strukturat e saj në MPB, biznes, gjyqësor, media”, thotë për “DW”, lideri i VMRO-Popullore dhe ish kryeministri, Lubço Georgievski. Në këtë situatë, sipas tij, ndryshimet nuk do të jenë as të lehta, por as të shpejta. Ish bashkëpartiakët e Nikolla Gruevskit, ndërkaq tani liderë të partive oponentë – Lupço Georgievski, Lube Boshkovski dhe Stojançe Angellov, nga jave e ardhshme do të fillojnë me aktivitetet për përgatitje për zgjedhje lokale. Takimi i djeshëm i tre liderëve ka shkaktuar vëmendje të madhe, duke e pasur parasysh se është mbajtur në kohën kur ish partia e tyre VMRO-DPMNE është…
Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami u takua me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Samuel Zhbogar. Në këtë takim miqësor u diskutua për aktualitetet politike dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Maqedonia në rrugën e saj euro – atlantike. Kasami e njoftoi z. Zbogar edhe me angazhimin dhe përkushtimin e Lëvizjes BESA që Maqedonia në radhë të parë të jetë shtet i barabartë për të gjithë, dhe si e tillë të jetë anëtare e denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.
Rezultatet e anketës së IRI-it, që u publikuan dje tregojnë se në Maqedoni të gjitha gazetat kanë rënie të lexueshmërisë, përveç Gazetës Lajm e cila ka ngritje. Sipas kësaj ankete, Gazeta Lajm tani është gazeta e parë prej të cilës informohen lexuesit shqiptarë, kurse e dyta në Maqedoni, menjëherë pas gazetës në gjuhën maqedonase Dnevnik. Këto rezultate tregojnë se kanë dështuar presionet që i bën pushteti ndaj Gazetës Lajm në mënyrë direkte, por edhe në mënyrë indirekte, duke favorizuar konkurrencën jolojale. Rezultatet tregojnë se lexuesi shqiptarë din të vlerësojë informacionin e pavarur dhe neutral dhe din ta dallojë nga gazetaria…
Dy bashkudhëtarë janë lënduar më rëndë, ndërsa lëndime të lehta trupore kanë marrë një shofer dhe një bashkudhëtar në dy nga gjithsej 10 aksidente të trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në një aksident më lehtë janë lënduar dy persona, ndërsa në shtatë është shkaktuar dëm material. Policia dje ka shqiptuar masa kundërvajtëse për shkak të numrit të madh të kundërvajtjeve te 20 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga…
Prokuroria Speciale Publika ka mbështetje prej 53% të qytetarëve, gjë që tregon se në krahasim me anketën e bërë në nëntor të vitit të kaluar besueshmëria ndaj institucionit të Katica Janevës është rritur për 2%. Kështu tregon anketa e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) të bërë në mars të vitit 2017, njofton Portalb. Besueshmëri më të ulët në opinion ka Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni), apo në këtë institucion, vetëm 15% e qytetarëve kanë besueshmëri. Partitë politike kanë besueshmëri prej 16%, gjyqësori 21%, mediat 21%, Prokuroria Publike 22%, Kuvendi 23%, Komisioni Shtetëror Zgjedhor 25%, Komunat 28%, Qeveria 29%, Sistemi Shëndetësor…
LSDM-ja vazhdon të kërkojë mandatin nga kryetari Ivanov, si edhe kërkon nga OBRM-PDUKM-ja që të jetë konstruktive. Sipas tyre, Maqedonia duhet të ecë përpara dhe se shumica parlamentare i ka marrë të gjitha masat në këtë drejtim. LSDM-ja konsiderons e stabiliteti i shtetit ka rëndësi të madhe. LSDM-ja kërkon nga institucionet që të veprojnë në nivel të përgjegjësive që i kanë dhe të mundësojnë vazhdimin e proceseve demokratike.
Nga dita e sotme, kryetarët e komunave dhe këshillat komunal kanë mbetur pa mandat, pasi që u ka tejkaluar. Zgjedhje të reja lokale nuk janë shpallur ende, për shkak të krizës politike. Këto zgjedhje duhej që të mbahen në muajin maj, por për shkak të bllokimit të zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, afati ligjor kaloi për të shpallur zgjedhje të reja. Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) kërkon nga Kuvendi që sa më shpejtë të miratohet një ligj për funksionimin e tyre deri në zgjedhjet e reja. Një thirrje të ngjashme ka bërë edhe Ministria e Vetëqeverisjes…
Civica Mobilitas do të promovojë në Shkup 37 grante të reja, respektivisht grante aksionale për 15 organizata qytetare, grante të vogla aksionale për tetë organizata qytetare dhe grante ad-hoc për 14 organizata qytetare. Sipas AIM-së, me këto grante, numri i përgjithshëm i granteve të Civica Mobilitas ka shkuar në 193 organizata që paraqet programin më të madh për mbështetje të shoqërisë qytetare në Maqedoni. Marrëveshjet do të dorëzohen nga ambasadorja e Zvicrës në Shkup, Sybille Suter Tejada. Buxheti i Civica Mobilitas për programin e granteve aksionale është rreth tetë milionë franga zvicerane të siguruara nga Agjencai Zvicerane për Zhvillim dhe…

