Penalistët e sontëm në emisonin #Click PLus me trasmetim të drejtpërdrejt në Tv21 debatuan në lidhje me skadimin e mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal.
Çështjet si ngërçi i komunave që mbetën pa zot shtëpie, pasojat e skadimit të mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal dhe dilema nëse mund të zgjidhet ky problem në seancën e parë, pas votimit të qeverisë së re, sa i përmbush pritjet shumica e re parlamentare janë pikat që u shtruan sonte mes mysafirëve: Ibrahim Memeti, Qashif Bakiu, Alajdin Demiri, dhe Blerim Hyseni.
Komunat patën shtëpi apo jo , Blerim Hyseini sqaron se erdhëm deri tek kjo pikë për shkak të konkurencës politike mes VMRO-së dhe LSDM-së. Nëse i kemi parasysh të gjitha zhvillimet e deritanishme vlerësoj se është bërë një garë e ashpër ndërkohë që subjektet politike shqiptare kanë shikuar sehir në këtë mes, mbase dhe pse kanë qenë duarlidhur. Interesat e qytetarëve në Maqedoni janë të lidhura drejtpërdrejt me mandatin e kryetarëve dhe këshillave komunal, ndaj ky establishment duhet të mbaj përgjegjësi, deklaroi Hyseini njohton Almakos.
Ibrahim Memeti vlerëson se problemi qëndron tek nje anomali tjeter. Qeveria në ikje nuk ka paraparë asnjë mekanizëm për të dalë nga një situat e këtillë. Meqë fati i qytetarëve mvaret nga ky i fundit këtu duhet kërkuar fajin, tek mungesa e sistemit që nuk ka dashur të parasheh një problem të këtillë, kjo njëkohësisht flet dhe për situatën se nga një problem i politikës pushteti lokal mbeti peng, ndërkaq shumica parlamentare s’bën gjë deri më tani për të gjetur zgjidhje, theskon Memeti.
Krize pas krize, profesori univerzitar Qashif Bakiu sqaron se në krahë të krizës poltike u sollën në pahë momentet e dobësive të akteve normative. Ne mendonim se Maqedonia ka ligje të mira por doli e kundërta, mjaft nga situatat e caktuara nuk i kemi të parapara në kudër të ligjeve as edhe të kushtetutës. Ky rast do të jetë i mirë që tju kushtohet rëndësi zbarstirave ligjore që janë lënë anash. Shpresoj se pushteti i ardhëshëm me një vullnet më të madhë politik të tejkalojnë këto lloj krizash, tha Bakiu.
Alajdin Demiri thekson se pushteti në shkuarje humbi, dhe këtu filloj kriza. Krizën e krijuan rezulatatet e prishjes së kualicionit VMRO-BDI dhe mjeshtria e politikbërjes fillon këtu. Askush nuk e kuptoj dhe sqaroj pse BDI nuk bëri kualicion me VMRO-në, pikërisht kjo enigmë filloj ta prodhon krizën politike. Pse nuk u bë kualicioni?! Opinionit sot e kësaj dite i mbeti e paqartë.
Ndërkaq, këtë krizë në mënyrë fantastike e menaxhon presidenti i shtetit.
Shpresoj që gjithë kjo situat mos të krijojë sërisht dhunë politike. Fundi i krizës nuk shihet pas 27 prillit.
Shumicën parlamentare duhet ta detyrojmë të thirrë seancë parlamenatare dhe të shqyrtojë çështjet e mbetura peng , ashtu siç u zgjodhë kryeparlamenatri u shprehë Demiri transmeton Almakos.
https://www.youtube.com/watch?v=WRqD1EmyE6Q
Gjatë debatit të sontëm analistët ndajnë po të njejtin mendim se janë thyer të gjitha shtyallat e drejtësisë në këtë shtete dhe shumicën parlamentare e pret një rrugë e gjatë e reformave në vend./Almakos

