Author: Rilinda

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski deklaroi që së bashku me qytetarët të cilët kanë protestuar afër tetëdhjetë ditë dhe së bashku me presidentin e shtetit, praktikisht e kanë detyruar, ose siç thuhet, e kanë zënë ngushtë Zoran Zaevin që të nënshkruaj garanci për unitaritetin dhe rendin Kushtetues të Maqedonisë. Ai porositi se në qoftë se lideri i LSDM-së nuk i përmbahet garancisë, VMRO-DPMNE-ja ashpër do të reagoj në suaza të mundësive demokratike. Gruevski përsëri e akuzoi Zaevin, që me premtimin për të realizuar platformën e Tiranës, ka shkaktuar krizë politike dhe e ka shkaktuar incidentin në Kuvend më 27 prill.…

Lexo më Shumë

Nga shtatori i këtij viti, banorët e komunës së Sarajit që nuk arritën shkollimin e tyre ta përfundojnë në kohë të rregullt, do të kenë mundësi që të regjistrohen në shkollën e natës. Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati theksoi se projekti për shkollimin e natës është në fazën përfundimtare, ndërsa sipas tij interesimi i banorëve që duan të shkollohen dita ditës po ritet. “Gjithë ato persona që do të jenë të interesuar që të vazhdojnë arsimimin e tyre të mesëm do të kenë mundësin që të vinë të regjistrohen, në komunën e Saraijt. Pastaj ato do të ndjekin…

Lexo më Shumë

Sindikata e Policisë së Maqedonisë ankohet për kushte të papërshtatshme të punës në pothuajse të gjitha njësitë organizative. Nga kjo sindikatë, mes tjerash, theksojnë se oficerët e policisë kanë uniforma të vjetruara dhe përdorin automjetet që rrezikojnë sigurinë e tyre. Kryetari i Sindikatës, Aco Antovski, kërkon fillimin e dialogut social me autoritetet dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen punonjësit e Policisë. “Fillimi i dialogut social dhe me këtë edhe zgjidhja e kushteve të lartpërmendura duhet të fillojë menjëherë, me cilëndo qeveri të Maqedonisë ose me cilindo ministër të Ministrisë së Brendshme. Sindikata e Policisë, si sindikata më e…

Lexo më Shumë

Të gjithë pyesin ku është Llatasi, i cili nuk paraqitet në Sitel tani një javë? Libertas merr vesh se Llaki është paketuar dhe bashkë me Ivonën ja “kanë lagur” në Serbi te Vuçiqi. Llatasi do të pushuaka disa vite, e nuk përjashtohet mundësia të pensionohet. Është lavdëruar se llogaria e tij bankare qenka përplot, nuk paska krizë për të. Është interesante që para disa ditëve e luste Zaevin të mos e arrestojë dhe i ofroi ndihmë?! /ohridsky

Lexo më Shumë

Një pjesë e huliganëve të dhunshëm që morën pjesë në dhunën e 27 prillit në Parlament fshehen në manastirin në Zërzë dhe në manastirin shqiptar “Shën Mbiguri”, shkruan portali PlusInfo. Flitet se ata i strehon një prift me të cilin paraprakisht kanë pasur takim edhe në Shkup. Shqiptarët ortodoksë thonë se manastiri “Shën Mbiguri” është manastir i shqiptarëve ortodoksë, por i përvetësuar nga maqedonasit, të cilët e quajnë “Sveti Jovan Bigorski”.

Lexo më Shumë

Në fillim të orës 21:30 sonte do të fillojë emetimi i serialit të ri dokumentar të televizionit Al Jazeera Balkan të titulluar si ‘Shumica e rrezikuar’. Seriali politiko-historik përfshin gjithsej gjashtë epizoda të cilët do të jepen çdo të mërkurë në të njëjtin termin dhe në të do të shpalosen përgjigjet të marrëdhënies së veçantë në mes maqedonasve dhe të shqiptarëve në Maqedoni, duke filluar që nga themelimi i shtetit, periudha komuniste 1944-1990, koha e fillimit të populizmit, pastaj deri te eskalimi i konfliktit nga 2001 dhe periudha pas Marrëveshjes kornizë të Ohrit. https://www.youtube.com/watch?v=RFPjBX1jhgY

Lexo më Shumë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot deklaroi se i intereson vetëm sesi Maqedonia do të sillet ndaj Serbisë dhe sipas tij nuk ka rëndësi “kur e ofendon”, mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, raporton AA. “Nuk do të doja t’i komentojë marrëdhëniet në Maqedoni. Mua nuk më pengon kur më ofendoi, për mua është me rëndësi sesi do të silleni ndaj Serbisë. Nëse e kritikova Maqedoninë, e kritikova sepse votuan për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, u tha Vuçiç gazetarëve në Oxhanci, duke komentuar deklaratën e djeshme të Zaev se nuk i vjen mirë të dëgjojë “sesi…

Lexo më Shumë

Pas kritikave të ashpra që i bëri presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në adresë të ambasadores së Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauzer, “DW” në gjuhën maqedonase ka biseduar me disa ambasadorë të Maqedonisë, të cilët janë të shqetësuar nga retorika e presidentit. Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, rikujton se sipas Konventës së VIenës, “ambasadori i një shteti e paraqet presidentin e një shteti të huaj”, gjegjësisht sipas diplomacisë klasike, “ambasadori e paraqet sovranin e tij te një tjetër sovran. Privilegjet që i shfrytëzon ambasadori në bazë të Konventës, në fakt nuk kanë të bëjnë me personalitetin e…

Lexo më Shumë

Nën organizimin e Ambasadës së Francës dhe Institutit Francez, në Shkup do të organizohet debat me temë ”Turizmi malor dhe ekoturizmi për zhvillim të qëndrueshëm për Maqedoninë”. Në aktivitet do të marrin pjesë njohës të kësaj lëmie nga Franca që janë pjesëtarë organizatash që merren me hulumtimin e të gjitha mundësive për bashkëpunim në drejtim të baraspeshimit të zhvillimit në rajon./

Lexo më Shumë

Në Shkup organizohet konferencë për bashkëpunim dhe marrëdhënie ndërmjet vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor. Aktiviteti organizohet nga Analitika Think Tank, në bashkëpunim me Ambasadën e Polonisë në Shkup dhe Qendrën për studime lindore. Në konferencë do të diskutojë edhe ambasadori polak, Jacek Mutalnowski. Konferenca ka dy sesione, njëra ndërlidhet me Evropën Qendrore dhe tjetra me Ballkanin Perëndimor.

Lexo më Shumë

Nga sot fillon cikli i tretë i Panairit të punësimit që organizohet nga Agjencia për punësim. Në këtë cikël do të përfshihen gjashtë qytete, ndërsa fillon dhe mbaron me Shkupin. Sipas AIM-së, pas Shkupit, panairi do të hapet në Shtip më 26 maj, pastaj Kavadar (30 maj), Manastir (6 qershor), Tetovë (8 qershor) dhe Strumicës (13 qershor). Të rinjve u bëhet thirrje që t’i vizitojnë panairet dhe të shohin se çfarë vende pune kërkohen, që kur të regjistrohen nëpër shkolla, të kenë parasysh çfarë drejtimi arsimor të zgjedhin.

Lexo më Shumë

ër momentin borxhi publik i Maqedonisë ka shënuar shifrën prej 4.7 miliardë euro, kurse çdo fëmijë që do të lind në të ardhmen do të lind me borxh prej 2274 euro. Kështu tregon analiza “Sa borxhi publik i Maqedonisë është i qëndrueshëm”, përgatitur nga Instituti për hulumtime ekonomike dhe politike “Finance Think”, shkruan gazeta KOHA. Sipas kësaj analize, edhe pse niveli momental i borxhit publik është i qëndrueshëm, mirëpo hapësira më e madhe e huamarrjeve të reja është në fazën kritike. “Të gjitha analizat tregojnë se borxhi publik është i qëndrueshëm, në kufirin mes 41 deri në 48.7 për qind…

Lexo më Shumë