Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura do të lëvizë prej 16 deri në 26 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
Author: Rilinda
I ftuar në një intervistë speciale në Tv21 Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami duke folur rreth pikës së bashkëqeverisjes me LSDM-në dhe BDI-në, ai i kujtojë edhe njëherë kësaj të fundit se duhet të ndajë mendjen nëse punoi në shërbim të Nikolla Gruevskit apo thjesht kjo parti mbart përgjegjësi të plotë për të gjitha skenarët e errëta që përshkuan shqiptarët gjatë qeverisjes me VMRO-në. Poqese pranon se ka qenë partner me Gruevskin, detryrimisht duhet të mbartë dhe një pjesë të përgjegjësië për keq menaxhim në këto 10-të vite. Nëse BDI pranon që kanë qenë shërbetorë dhe vasal të Gruevskit…
Pas Varshavës, Ivanov do të vazhdojë drejt Moskës. Atje më 23 maj në një ceremoni solemne ispeshkvi I kishës ‘Hristos Spasitel’ do t’I dorëzojë Ivanovit çmimin e nderit për 2016-ën. Ivanov në varshavë niset të enjten, ndërkaq afati për dhënien e mandatit skadon të premten.
Kirurgu shqiptar Artan Dika përmes një postimi në Facebook përshkruan gjendjen e shëndetësisë në 15 vitet e fundit. Ditë më parë një gazetar i një portali më kërkoi një mendim lidhur me trajtimin e shëndetësisë nga partia shqiptare në pushtet në 15 vitet e fundit, shkruan Dika. Tekstin e plotë mund ta gjeni më poshtë. Pas luftës së vitit 2001 ka patur një ide të përgjithshme për avancimin e gjendjes së shqiptarëve në shëndetësi, të konceptuar si: shtim i përqindjes së të punësuarve në këtë sektor, marrje e posteve drejtuese nëpër spitale dhe shtimi i investimeve në infrastrukturën shëndetësore në…
Me filmin dramë nga viti 2014 ‘Akabadora’ në regji të Enriko Pau, sonte në Kinotekën e Maqedonisë do të fillojë festivali i 17-të ‘Dritare drejt filmit italian’. Fjalim do të mbajë profesori në Universitetin në Salerno, Alfonso Amendola, njofton AIM. Festivali do të zgjasë deri më 23 maj kur do të shfaqeb edhe pesë filma nga kinematografia e re italiane. Nesërmbrëma në program është komedia ‘Më falni që ekzistoj’ e Rikardo Milani nga viti 2014, ndërsa të premten trileri ‘Me dy të mbyllur’ e Xhuzepe Petito nga viti 2015. Filmat janë me përkthim në gjuhën maqedonase, ndërsa projeksionet fillojnë nga…
Konferencë për menaxhim të qëndrueshëm me mbeturina në nivel real do të mbahet sot në Shkup. Qëllimi i konferencës është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e sistemeve të integruara për menaxhim me mbeturina dhe promovim të politikave të BE-së dhe projekteve për mbeturina të Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.
Në Maqedoni janë regjistruar 1.440.000 shfrytëzues të internetit ose 68,5 për qind nga popullsia, ndërsa një milion janë kyçur në rrjetin social Fejsbuk, tregojnë të dhënat në ueb faqen e specializuar statistikore “Internet uorlld saj”. Nga vendet e rajonit më shumë se Maqedonia internet shfrytëzojnë në Slloveni (72,8 për qind) dhe në Kroaci (75 për qind). Pas Maqedonisë kualifikohet BeH (68,1 për qind), Serbia (66,6 për qind), Greqia (63,2 për qind), Mali i Zi (60,2 për qind), Shqipëria 960) Bullgaria (56,7 për qind).
Lubço Georgievski në emisionin “Top Tema”, tha se lideri i LSDM-së Zoran Zaev është më meritori për demistifikimin e qeverisë së tanishme. Sipas Georgievski, Zaevi e meriton pozitën e kryeministrit, sepse ai ka kaluar nëpër kohë mjaft e vështirë në luftën për demistifikimin e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së, përcjell TetovaSot. Ai beson se eksperienca që ka Lideri i LSDM-në në menaxhimin e pushtetit lokal do të jetë jetike për menaxhimin me pushtetin qendror. Georgievski theksoi se kanë marrë pjesë në themelimin e VMRO-DPMNE-së, por deri më sot nuk dihet se kush e themeloi VMRO-PP. “Masa e njerëzve më detyroi mua për…
Konferencë për vetërregullim medial dhe sfida etike në mediat do të mbahet sot në Shkup në organizim të Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë. Në konferencë, siç është paralajmëruar, do të mbajë fjalim shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar dhe shefja e Misionit të OSBE-së, Nina Suomallainen. Konferenca organizohet me ndihmën e grantit të ndarë përmes projektit ‘#ReForMedia – përparim i bashkëpunimit midis shoqërisë civile, institucioneve dhe qytetarëve për zbatimin e reformave në sferën mediale’, që e zbatojnë Instituti i Maqdonisë për media dhe Instituti paqësor nga Lubjana me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Moti sot në tërë vendin kryesisht do të jetë me periudha të kohëpaskohshme të diellit, por do të ketë edhe reshje të shiut, sidomos në pjesën perëndimore të vendit. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri më 23 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, me vranësira mesatare dhe me periudha të kohëpaskohshme të diellit. Temperatura ditore pritet që të arrijë deri më 19 gradë Celsius.
Në një qëndrim të vetin të publikuar në FB, shkrimtari Kim Mehmeti vë në dukje se BDI’ja shqiptare është njësoj besnike ndaj cilësdo partie maqedonase. Dhe si e tillë, pohon ai, BDI-ja e deridjeshme ishte armiqësore ndaj atyre që e kritikonin regjimin DPMN-BDI, e që sot, t’i mbajë për armiq të shqiptarisë ata që nuk pajtohen me logjikën e LSDM’së “reformatore” se, burrështetasit e deridjeshëm të VMRO-DPMNE’së duhet çuar edhe në burg, e ata të BDI’së, që ndershëm i kanë shërbyer Gruevskit, duhet vënë në poste më të larta shtetërore!? Sipas Kim Mehmetit, kjo do të thotë se ka politikanë…
Inspektorati për Vetëqeverisje Lokale nuk ka kompetencë të japë interpretim autentik të ligjeve, midis të cilëve edhe Ligjit për vetëqeverisje lokale, njoftojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në kumtesën e sotme nga Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale, transmeton MIA. Në të theksojnë se Ministria është kompetente për ndjekje të funksionalitetit të sistemit të vetëqeverisjes lokale dhe shpjegojnë se në pajtueshmëri me mendimin zyrtar nga Ministria e Drejtësisë, kompetente për zgjedhjet, e dorëzuar deri te komunat dhe Qyteti i Shkupit, anëtarët ekzistues të këshillave të komunave dhe kryetarët ekzistues të komunave mund t’i ushtrojnë kompetencat e tyre, të konfirmuara me ligj…

