I ftuar në një intervistë speciale në Tv21 Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami duke folur rreth pikës së bashkëqeverisjes me LSDM-në dhe BDI-në, ai i kujtojë edhe njëherë kësaj të fundit se duhet të ndajë mendjen nëse punoi në shërbim të Nikolla Gruevskit apo thjesht kjo parti mbart përgjegjësi të plotë për të gjitha skenarët e errëta që përshkuan shqiptarët gjatë qeverisjes me VMRO-në.
Poqese pranon se ka qenë partner me Gruevskin, detryrimisht duhet të mbartë dhe një pjesë të përgjegjësië për keq menaxhim në këto 10-të vite. Nëse BDI pranon që kanë qenë shërbetorë dhe vasal të Gruevskit e me kaq të llogarisë shfajsimin, kjo nuk duhet të ndodhe me z.Zaev.
BDI asesi sduhet të pranojë një pozicionimin fillestar siç e ka pas me Gruevskin.
“Qëndrojë me vlerësimin se nuk mundet të jesh partner kualicioni e të mos marrësh pjesë në rastet e montuara politike që kanë rënduar jetën politke, sociale dhe ekonomike të shqiptarëve”, tha Kasami, njohton Almakos.
A do të bëhet ose jo kjo Qeveri, fillimisht, duhet të shqyrtohet programi dhe përbërja që më pas të marrim përgjigje për për po ose jo pjesmarrje në Qeveri, përgjigjet Kasami.
Pajtohemi të jemi pjesë e qeverisë nëse jemi partner të barabartë dhe vendimarrja të jetë konsensuale.
Partneriteti nënkupton mbartje, përgjegjësi, llogaridhënje, dhe nëqoftëse ne përcaktohemi për parneritet përgjegjësi do të marrë dhe Ali Ahmeti. Vendimet që do të merren për të ardhëmen e shqiptarëve do duhet të jenë në mënyrë unanime nga te gjithë partitë qeverisëse nga blloku shqiptar, deklaroi mes tjerash Kryetari i Lëvisjes Besa Bilall Kasami./Almakos

