Një pjesë e huliganëve të dhunshëm që morën pjesë në dhunën e 27 prillit në Parlament fshehen në manastirin në Zërzë dhe në manastirin shqiptar “Shën Mbiguri”, shkruan portali PlusInfo.
Flitet se ata i strehon një prift me të cilin paraprakisht kanë pasur takim edhe në Shkup.
Shqiptarët ortodoksë thonë se manastiri “Shën Mbiguri” është manastir i shqiptarëve ortodoksë, por i përvetësuar nga maqedonasit, të cilët e quajnë “Sveti Jovan Bigorski”.


