Bursat ndërkombëtare janë hapur këtë të mërkurë me një çmimi të qëndrueshëm të naftës së papërpunuar Brent, në 87 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie të fortë prej më shumë se 9 dollarësh, për disa ditë me radhë.
Javën e kaluar, çmimi gati arriti sërish në 100 dollarë për fuçi, por prej fundjavës në bursat ndërkombëtare që shërbejnë si referencë për gjithë botën, rënia ka qenë e konsiderueshme.
Nafta “Brent” e njohur dhe si “Brent Blend”, “London Brent” dhe “Brent Petroleum” është standardi kryesor i çmimeve globale për naftën bruto në Europë dhe sot bursat janë hapur me çmimin 87.10 dollarë.
Edhe fuçia e naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI), një pikë referimi në Shtetet e Bashkuara, regjistroi një rënie deri në 1.48%, duke arritur në 80.88 dollarë.
Por rënia e fortë e çmimit në bursa nuk po reflektohet në tregun shqiptar, ku nafta dhe benzina janë rritur ndjeshëm, ndërsa qeveria shqiptare vendosi të shkrinte Bordin e Transparencës, duke e lënë tregun në duart e grosistëve.
The post Bie ndjeshëm çmimi i naftës në bursë, fuçia shitet për 87 dollarë, por në Shqipëri nuk ndryshon appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


