“Pushteti aktual i ka strukturat e saj në MPB, biznes, gjyqësor, media”, thotë për “DW”, lideri i VMRO-Popullore dhe ish kryeministri, Lubço Georgievski.
Në këtë situatë, sipas tij, ndryshimet nuk do të jenë as të lehta, por as të shpejta.
Ish bashkëpartiakët e Nikolla Gruevskit, ndërkaq tani liderë të partive oponentë – Lupço Georgievski, Lube Boshkovski dhe Stojançe Angellov, nga jave e ardhshme do të fillojnë me aktivitetet për përgatitje për zgjedhje lokale. Takimi i djeshëm i tre liderëve ka shkaktuar vëmendje të madhe, duke e pasur parasysh se është mbajtur në kohën kur ish partia e tyre VMRO-DPMNE është përpara tundjeve dhe nevojës për reforma të brendshme, kështu që shumë persona e interpretojnë si fillim të ofensivat për transferim të anëtarësisë e cila është e dëshpëruar nga Gruevski në radhët e koalicionit “VMRO për Maqedoninë”.
Georgievski, thotë se nuk do të jetë qëllimi i tyre.
“Biseduam për përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme lokale, kurdo që të mbahen ata. Deshëm që të japim impuls të ri në opinion për aktivitetet e ardhshme. Ne ngelim bartës të idejave burimore të VMRO-së, opinioni edhe më tej do të na njohë, koalicioni është i hapur për të gjithë ata që i respektojnë ato ideja”, tha Georgievski.
Georgievski nuk do që ta komentojë gjendjen e brendshme të VMRO-DPMNE-së, megjithatë i vlerëson si të gabuara hapat e saj në periudhën e kaluar.
Data 26.06.2026
Aktuale
- “ I kam vënë epitetin Rama Grekoviç!”- Protesta e 27-të për largimin e qeverisë, qytetari: Ai nuk është kryeministri jonë, por i Serbisë dhe i Greqisë
- “Nuk ndalova sepse…”- Vdekja e efektivit në Milano, flet avokati i shqiptarit 27-vjeçar: Mori përgjegjësinë, është i tronditur
- (VIDEO) Moti në RMV dhe Evropë, përballje me valë vdekjeprurëse të të nxehtit
- ‘Ramën e McGonigalin dëshmitarë’/ Meta: Ju tregoj dhe ‘Brahushët’ e regjimit dhe drejtësinë me ‘bishta qeni’
- (VIDEO) Ambasadës greke i dorëzohet letra për rikthimin e shqiptarëve nga Çamëria
- Logos-A boton librin “Nga Urtësia Hyjnore te mendimi kombëtar: Filozofia islame dhe thelbi i qytetërimit shqiptar” të autorit Ramazan Fetahu
- Velkovski: Kërcënimet me burg u bënë traditë zgjedhore, sistemi mbetet i njëjtë
- MPJ e Bullgarisë: Do të kryejmë hetim mbi notën diplomatike në lidhje me familjen e Mickoskit

