Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami u takua me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Samuel Zhbogar. Në këtë takim miqësor u diskutua për aktualitetet politike dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Maqedonia në rrugën e saj euro – atlantike.
Kasami e njoftoi z. Zbogar edhe me angazhimin dhe përkushtimin e Lëvizjes BESA që Maqedonia në radhë të parë të jetë shtet i barabartë për të gjithë, dhe si e tillë të jetë anëtare e denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

