Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në kabinetin e tij sot do të thirrë në takim koordinues grupet e deputetëve për marrëveshje rreth problemit të pushtetit lokal dhe për nënshkrimin e zgjedhjeve lokale. Kuvendi së pari do të duhet të mbajë seancë në të cilën do të sjellin ndryshime në Kodin Zgjedhor, që të mundësohet vazhdimi i mandatit të kryetarëve të komunave, pastaj marrëveshje për zgjedhjet lokale. Gjatë ditës së shtunë u mbajt takim joformal, mes përfaqësuesve të partive parlamentare për të cilin nuk patë asnjë informacion si mbaroi.
Author: Rilinda
Ali Ahmeti, kryetar i BDI’së në rrëfimin për Zona Express flet edhe për mosvlerësimin e figurës së Arbër Xhaferit në të gjallë të tij. “Një e keqe është të shqiptarët, që ne njerëzit i vlerësojmë pasi vdesin. Njerëzit duhet të vlerësohen sa janë gjallë. Njerëzit duhet të nderohen edhe sa janë gjallë për punët e tyre, për veprimtaritë e tyre që bëjnë. Kur të vdesin:, thotë Ahmeti. Zona Express përgatitet nga Gazeta Express dhe transmetohet në RTV Dukagjini. https://www.youtube.com/watch?v=7837JN6k3AM
Parashikimi i motit sot për Maqedoninë do të jetë i ndryshueshëm për dy pjesë të ditës. Para dite pritet mot me diell dhe me re kurse pas dite priten të rreshura shiu në disa vende malore. Temperaturat e ditës do të lëvizin nga 5 në mëngjes e deri më 30 gradë Celsius gjatë ditës.
Qendra Shtetërore për Provime е Maqedonisë bëri të njohura datat e mbajtjes së provimit të maturës shtetërore. 27.05.2017 – gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe dhe gjuhë turke, 10.06.2017 – gjuhë angleze, gjuhë frenge, gjuhë gjermane dhe gjuhë ruse, 12.06.2017 – matematikë, 14.06.2017 – estetikë, filozofi, kimi, fizik, biologji, histori dhe biznes.
Me ftesë të Nismës qytetare Ohër SOS prej sot deri më 19 maj në Maqedoni do të qëndrojë Jos Ferhufen, kryetar i Degës evropiane të Shoqatës botërore të shkencëtarëve për ekosisteme të moçaleve. Ai në Shkup do të mbajë një seri ligjëratash në Fakultetin Matematiko-Natyror dhe do të jetë mysafir i posaçëm në tryezën e rrumbullakët në organizim të Shoqatës për mbrojtjen e mjedisit jetësor E.D.E.N në temë “Ndikimi i projekteve të planifikuara infrastrukturore ndaj biodiversiteiti në rajonin Ohër-Prespës” i cili do të mbahet nesër, dhe do të marrin pjesë shkencëtarë nga mbarë Maqedonia. Pastaj Ferhufen niset për në Ohër…
Kryeparlamentari i ri i Maqedonisë, Talat Xhaferi i ka nisur një letër të dytë presidentit Ivanov, përmes së cilës i kërkon mandatimin e kreut të shumicës së re parlamentare, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re të vendit. Lajmi konfirmohet nga kabineti presidencial, por vendimi i presidentit mbetet ende i paqartë, shkruan Top Channel. E me të gjitha gjasat, duket se Ivanov ende nuk është i gatshëm t’i japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Në njoftimin e publikuar nga Presidenca thuhet se Ivanov i qëndron vendimit të tij se e ashtuquajtura “platformë e Tiranës”, por edhe çdo dokument…
Afrohet periudha kur nxënësit e vitit të katërt do të festojnë mbarimin e arsimit të mesëm. Matura sjell gëzim të madh dhe lehtësim për maturantët , të cilët përveç se bëhen të rritur dhe përfundojnë fazën e arsimit, duhet të bëjnë një hap përpara në jetën e tyre, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, euforia gjatë kësaj periudhe shkakton edhe kokëdhembje për shumë prindër. Tani më natës së maturës i paraprinë konkurrencë e madhe në kërkim të veshjes ideale, organizim të ahengjeve në shtëpi, por edhe rezervimet për kremtime në kafene dhe restorante, rezervimet për grim dhe frizura për vajzat etj. Shpenzimet…
SHBA-të edhe më tej do të angazhohen që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare në NATO përderisa edhe vetë e dëshirojnë këtë. Deklaroi zv.ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, në Budva. Ai tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është ndryshimi më dramatik, edhepse sipas tij, kanë ndodhur shumë punë viteve të fundit në rajon. “Kemi parë retorikë nacionaliste të frikshme dhe politika të ndarjes, kemi parë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, politikanët e Serbisë të cilët kërcënoheshin me shkëputje, sulme në Parlamentin e Shkupit, bojkot nga opozita e Malit të Zi. Në…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervisët për agjencinë e Beogradit “Beta” tha se Parlamenti i Maqedonisë dhe ai janë të hapur për bashkëpunim me institucionet e Serbisë dhe vlerësoi se deklaratat nxitëse të politikanëve çojnë në prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Ato kontribuojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve së pari individuale mes përfaqësuesve të institucioneve, dhe kjo normalisht përmes rrugës së propagandës ndikon edhe në marrëdhëniet mes popujve, përkatësisht qytetarëve të shteteve në rajon. Secili duhet të jetë përgjegjës në kontekstin e deklaratave që jep për kolegët e vet”, deklaroi Xhaferi. Në lidhje me deklaratat e…
Zëvendëskryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në forumin “Një rrip, një rrugë” që do të mbahet në Pekin, Republika Popullore të Kinës. Siç kumtoi MPJ, forumi i është përkushtuar aspekteve të realizimit të projektit kinez “Një rrip, një rrugë” orientuar drejtë lidhjes infrastrukturore të Azisë, Evropës, Lindjes së Afërt dhe Afrikës, me të cilin deri tani janë përfshirë 65 vende.
Punëdhënësit gjithnjë e më shumë investojnë dhe e respektojnë Ligjin për mbrojtje gjatë punës, por ende duhet të veprohet në ngritjen e vetëdijes për zbatimin e tij. Siç u tha në seminarin treditor për mbrojtje gjatë punës në Kavadar, vitin e kaluar në Maqedoni janë regjistruar 10 raste të vdekjeve dhe 94 lëndime në vendin e punës që është më pak nga viti 2015. Sipas Miko Vasilovit, këshilltar për mbikëqyrje inspektuese dhe inspektor në departamentin rajonal të Inspektoratit Shtetëror të Punës, kontrollet e përditshme për konfirmimin e masave të sigurisë gjatë punës kontribuan për uljen e numrit të aksidenteve. Adrijana…
Ulje të temperaturës të ditës për shkak të erës së përforcuar veriore, paralajmëron DPHM për të mërkurën kur siç kumtoi, priten edhe më shumë reshje. Që nesër do të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut, por pasdite dhe vetëm në zonat malore. Në fillim të javës së ardhshme pritet rritje e vranësirave me reshje të përkohshme. Të martën në disa vende do të ketë reshje të shiut të cilat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme me bubullima, posaçërisht në juglindje.

