Paria Liberale e Maqedonisë sot nëpërmjet një kumtese e fton kryetarin e shtetit, Gjorgje Ivanov, që pa e zgjatur t’ia jep mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, si përfaqësues i konfirmuar i shumicës parlamentare. Nga partia thonë se procesi politik patjetër duhet të vazhdojë madje edhe nëse Ivanov edhe më tej nuk e jep mandatin. “Duke mos e dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së re, Ivanov mundëson sundim të Qeverisë e cila as që ka mandat e as shumicë parlamentare. Duke mos ia dhënë mandatin shumicës së definuar parlamentare, ai vepron si diktator i cili personalisht qeveris kundër Kushtetutës…
Author: Rilinda
Ylber Ndrecaj, vëllau i Mirsad Ndrecajt-Komandant NATO që u vra në Kumanvë, në një intervistë për LajmTV, mbetet në qëndrimin e tij të shprehur edhe para dy viteve – se grupi i Kumanovës u tradhtua nga njerëz të cilëve ata u kanë besuar. Ylber Ndrecaj thotë se e dinë kush janë tradhtarët dhe se ata kanë filluar të largohen nga Maqedonia dhe nga Kosova, sepse sipas tij, në mesin e “tradhtarëve” ka edhe shqiptarë të Maqedonisë edhe kosovarë. https://www.youtube.com/watch?v=bnW18-SYMy0
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) u bën thirrje qytetarëve për të verifikuar të dhënat në Listën Zgjedhore, Nëse qytetarët mendojnë se duhet të kërkojnë ndryshime, plotësime ose fshirje të të dhënave, atëherë duhet që të bëjnë kërkesë. Lista Zgjedhore ka përfshirë edhe qytetarët të cilët deri më 1 shkurt të këtij viti kanë arritur moshën 18 vjeçare. Verifikimi mund të bëhet përmes faqes së internetit të KSHZ-së ose në njësitë rajonale të KSHZ-së. Vitin e kaluar filloi ky proces si kusht i opozitës për pastrimin e listave zgjedhore ng votuesit fiktiv që pushteti i shfrytëzonte për manipulime të ndryshme. Kujtojmë që…
Duke iu referuar një deklarate të Shpëtim Pollozhanit, ish i përndjekur politik, OBRM-PDUKM-ja e akuzon LSDM-në se u ka premtuar shqiptarëve lirim nga përndjekja penale, nëse votojnë për këtë parti. OBRM-ja citon Shpëtim Pollozhanin të ketë thënë se ka dëshmi për premtime të këtilla, në këmbim të votës. OBRM-ja konsideron se LSDM-ja ka dhënë premtime të paligjshme, siç thonë, për të manipuluar qytetarët vetëm për të ardhur në pushtet.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sapo ka filluar takimin me 16 ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në takim, siç është paralajmëruar, marrin pjesë ambasadorët e Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Holandës, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Spanjës, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Për pasdite është paralajmëruar edhe takim i kryetarit Xhaferi me përfaqësues të mediave ku, siç informon kabineti i tij, pritet të këmbehen mendime për gjendjen aktuale në shtet.
ava e infermierisë sot do të shënohet me manifestim në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” Shkup, me çka do t’u jepet mirënjohje këtyre personave mjekësore për viktimizimin e tyre në punë. Tema e Javës internacionale këtë vit është “Zëri që udhëheq” (për infermieret) dhe “Mamitë dhe nënat me familjet – partnere për jetë”. Në manifestim do të prezantohet edhe Shoqata e re e infermiereve, teknikëve dhe mamive ((SHITM – PËR NE). Nga 5 deri më 12 maj tradicionalisht shënohet Java ndërkombëtare e infermiereve dhe mamive.
Moti sot në Maqedoni do të jetë i me diell të ngrohtë. Temperaturat do të sillen prej 8 deri më 26 gradë Celsius. Gjatë paradites dhe mesditës moti do të jetë i kthjellët dhe me diell kurse gjatë mbrëmjes do të paraqiten vranësira. Edhe në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë prej 7 deri më 25 gradë Celsius.
Ky është titulli i revistës “Fokus” ku në ballinë janë nxjerrë kryeprokurori publik Marko Zvrlevski dhe prokurorja Geshovska. Kjo e fundit është e njohur për rastin “Monstra”, rastin e Harun Aliut dhe raste të tjera, ndërsa në disa video ishte parë edhe me ish-ministren e brendshme Jankullovska. Revista shkruan se këta dy prokurorë në ditën më të përgjakshme të vendit, dhunën në Kuvend, deri tani kanë shqiptuar propozim-akuza kundër 9 veta për pjesëmarrje në turmë, dhe asgjë më tepër.
Partitë e koalicionit kërkojnë nga presidenti Gjorge Ivanov që sa më parë të veprojë në përputhje me kushtetutën dhe t’i dorëzojë mandatin kreut social-demokrat, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Programi qeveritar është dëshmi se partitë e shumicës së garantojnë unitarizmin dhe kushtetutën e vendit, thotë LSDM-ja duke komentuar përgjigjen e presidentit Ivanov ndaj letrës së kryeparlamentarit Talat Xhaferi për mandatimin e Zaevit për kryeministër. “Mendoj se nuk ekzistojnë pengesa, nuk ka as logjikë që mandati të mos i jepet kryetarit Zoran Zaev. Ai këtë duhet ta bëjë sa më parë, pasi pasojat tashmë po i…
Shoqata e gazetarëve në Maqedoni dënon ashpër vendimin e Këshillit të programit të Radio televizionit të Maqedonisë që vendosi të mbyllë dyert e seancës së sotme për publikun, në të cilën ishte e parashikuar të flitet për përgjegjësinë e menaxhmentit të RTM-së dhe të kryeredaktorëve për sjelljen joprofesionale gjatë ndërhyrjes në Kuvend dhe dhunës ndaj gazetarëve dhe deputetëve më 27 prill këtë vit nga ana e përkrahësve të VMRO DPMNE-së. Vendimi për mbylljen e seancës është kundër ligjor, sepse në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale askund nuk është e parashikuar që seanca e Këshillit të jetë e mbyllur për…
Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) e publikoi listën e borxhlinjve. Lista përfshinë 4425 subjekte, ndërmarrje dhe qytetarë. Të njëjtët shtetit i kanë borxh 230 milionë euro për mospagim të TVSH-së, tatim, fitim, tatim personal dhe të ardhura. Më së shumti i ka borxh shtetit AD Oteks nga Ohri, edhe atë rreth 11 milionë euro. 7 milionë euro për TVSH dhe tatim të fitimit ka Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, ndërkaq borxhliu më i madh në listë është Radio Televizioni i Maqedonisë e cila shtetit i ka borxh 1.4 milionë euro për tatim të fitimit.
Mot stabil dhe shumë i ngrohtë na pret gjatë fundjavës. Më ngrohtë do të jetë të shtunën kur në disa vende temperatura e ditës do të tejkalojë 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e përforcuar perëndimore. Nesër në orët e hershme të mëngjesit do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa gjatë ditës vranësira do të zvogëlohet. Temperatura do të lëvizë prej 8 deri në 29. Që nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë ndryshim të motit kur priten reshje të ndryshueshme të shiut, veçanërisht të martën. Do të fryjë edhe erë veriore që do të shkaktojë…

