Author: Rilinda

Seanca e sotme gjyqësore për rastin e Kumanovës deri më ora 11:00 do të jetë e mbyllur për media për shkak se Prokuroria prezanton një material të klasifikuar. Bëhet fjalë për një video të xhiruar prej fillimit të aksionit policorë e deri në momentin e dorëzimit të pjesëtarëve të grupit të armatosur.

Lexo më Shumë

Maqedonia gjendet në krizë politike, por partitë nacionaliste thellojnë ndarjen midis kombeve në Maqedoni, shkruhet në një informacion nga Shkupi të revistës gjermane “Der Spiegel.” „Një gjest i vogël, por me përmbajtje eksplozive: pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të Parlamentit, Talat Xhaferri dhe pasi ai u vendos në zyrën e Kryetarit, ai vendosi tre simbole: atë të Maqedonisë, të Bashkimit Europian dhe atë shqiptar. Maqedonia është për momentin shteti më i brishtë në Ballkanin Perëndimor, dhe ky gjest shkaktoi reagime të mëdha në opinion,” shkruan Der Spiegel dhe thekson frikën “nga fantazma “Shqipëri e Madhe”, transmeton DW. Kjo sidomos…

Lexo më Shumë

Gjykata ka ngrirë pronën e biznesmenit Sead Koçan i cili tanimë 2 muaj është në arrati jashtë shtetit. Prona është ngrirë me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike, njofton “Faktor”. Sipas informatave, është bllokuar e gjithë prona e patundshme si dhe llogarit e kompanive dhe llogaritë personale të Koçanit. Ndryshe ndaj Koçanit është hapur hetim për rastin nën emrin “trust”, ku është i dyshuar sepse me firmën e tij “Transmet”, përmes dokumenteve të rrejshme nga kompania shtetërore ELEM ka arritur që të fitoj tender në vlerë prej 17 milion euro.

Lexo më Shumë

Në organizim të Trupit koordonues të institucioneve rregullatore për edukim financiar në Maqedoni sot në Parkun e Qytetit në Shkup do të shënohet “Dita e edukimit financiar”. Qëllimi i ngjarjes është që të kontribuojë drejt përforcimit të ndërgjegjes publike për atë se sa është nevoja e edukimit financiar dhe cilat janë përfitimet nga dituria e këtillë. Në ngjarje janë të ftuar përfaqësues nga institucione relevante në vend, nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme, studentë nga Fakulteti Ekonomik në Shkup dhe nga Qendra për mësim sipërmarrës. Trupi koordinues i institucioneve rregullatore për edukim financiar është i përbërë nga Banka Popullore…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri 12 gradë, ndërsa e ditës prej 18 deri 27 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 26 gradë.

Lexo më Shumë

I fturi në emisionin e sontëm në Tv21 emisionin #Click Plus, deputeti i Rilindjes me Besë Fadil Zendeli deklaroi se problematika e hyrjes në qeveri nuk ështe çështje dëshirash por çështje e platforesmës dhe kushteve. Individë të caktuar krijojnë spine, sharje dhe ato smund që të ndalen. Kemi pase shpifje nga deputetë të BDI-së që s’ka pasë të bejë asgjë me të vërtetën, thekson Zendeli njofton Almakos. Ne kemi qenë prezent gjatë gjithë kohës deri në momentin që është mbajtur seanca. Ne s’kemi votuar kryparlamentarin, por ja uruam atij çastet qe ai u afrua tek ne për t’u përshendetur. Ne…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=_bhsoHLfG5U Naser Selmani kryetar i SHGM-së në panelin e sontëm qe transmetohet ne Tv21 emisionin #ClicPlus, vlerëson se Ivanov nuk do të japë mandatin, ngaqë po të donte, këtë kishte mundësi ta bënte në fillim të kësaj krize politike ku hyme dhe do të na rruante nga tensionet që erdhëm deri në këtë stad. Ai nuk është në gjendje të ndërrmar gjë, është një mashë në dorën e Gruevskit, deklaron Selmani njofton Almakos. Besoj që presidenti nuk do e japë mandatin, ndaj siç e zgjodhëm kryeparlamentarin ashtu të veprojmë dhe për hapin rreth formimit të qeverisë. Edhe faktori ndërkombetar nuk…

Lexo më Shumë

Lideri i LIBRA-s në Shqipëri, Ben Blushi ka ofenduar rëndë gazetaren Arbana Xharrën e cila sot zyrtarisht aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës-PDK. Blushi e ka quajtur ”kurvë” Arbana Xharrën, shkruan Periskopi. ”Arbana Xharra, modeli i gazetares kurvë në prehrin e Kadri Veselit”, ka shkruar ai. Përndryshe, Xharra është ndër gazetarët që ka kritikuar më së shumti kryetarin e PDK-së Kadri Veselin dhe këtë parti në përgjithësi. Ajo sot për këtë vendim ka marrë kritika nga të gjithë njerëzit, duke u nisur prej kolegëve të saj, publikut dhe të tjerëve. https://www.youtube.com/watch?v=nuF3m1t2oYQ

Lexo më Shumë

Me qëllim zbardhjen e plotë të incidenteve që ndodhën më 27 prill brenda dhe jashtë Parlamentit të Maqedonisë, policia e Shkupit ka ndërmarrë një varg masash për gjetjen e autorëve. Në këtë drejtim, portali “centarnews”, ka publikuar mbi 30 fotografi të sulmuesve të deputetëve dhe gazetarëve. Të gjitha këta dhunues, sipas padive të ngritura nga MPB, mendohet të jenë realizuesit kryesor të skenarit të përgjakshëm që ndodhi javë më parë në Parlamentin e Maqedonisë, përcjell gazeta KOHA. Lidhur me këto pamje, nga policia thonë se e mirëpresin çdo informacion që ka të bëjë me identitetin e personave që janë paraqitur…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në shtëpinë e Z.T. të fshatit Klenoec, është gjetur një foshnjë e vdekur, informuan sot nga MPB. Zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimovski ka deklaruar se policia ka konstatuar se foshnja N.T. ka pasur lëndime në trup dhe i ka rrjedhur gjak nga veshët. “Trupi i foshnjës është gjetur i shtrirë me lëndime në pjesën e poshtme të shpinës dhe me shenja të gjakut nga goja dhe veshët”, thonë nga MPB. Në ndërkohë Prokuroria e Gostivarit sipas rezultateve fillestare nga autopsia e kryer tregon se te fëmija, ka pasur anomali të çrregullta të zemrës, e cila është shkaktuar nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot pranoi në takim ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka. Gjatë takimit është kthyer flamuri shqiptar përkohësisht në tavolinën e Talat Xhaferit, për shkak të ambasadorit shqiptar. Pas përfundimit të takimit, flamuri është larguar. Qytetarët kanë kritikuar sjelljen e Xhaferit me flamurin shqiptar.

Lexo më Shumë

Aktivistët për të drejtat e fëmijëve dhe sociologët, kërkojnë dënime më të rrepta për mësimdhënësit, të cilët në vend të përhapin tolerancë, e ndezin fitilin e dhunës. “Gjysh, të arta tu bëfshin duart. Duhej edhe më tepër.” “Pak e kishe, po ku fshihet Sheqerinska?” Këto komente në Fejsbuk janë lënë nën fotografinë me deputetë të përgjakur dhe të rrahur në Kuvendin maqedonas. Këto janë komentet e profesoreshave të dy gjimnazeve në Shkup, njofton “Radiomof“. Kohë më parë, gjithashtu në rrjetet sociale, është publikuar video incizim nga gjimnazi në Prilep, gjatë së cilës drejtorja e shkollës me gjuhë nacionaliste ju bën…

Lexo më Shumë