Author: Rilinda

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton për të arriturat më të reja rreth hetimeve për ngarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. MPB-ja bën të ditur se është thirrë në bisedë I.K (37) nga Shkupi dhe është personi që e ka sulmuar deputetin Z.Z. Ai është liruar, por ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale ”pjesëmarrje në turmë që pengon personat zyrtar të kryejnë detyrën e tyre zyrtare”. Policia ka kryer kontrollë në shtëpinë e personit K.GJ (39) nga Shkup, ku janë gjentur gjënsende me shenja të ngjashme si gjak.…

Lexo më Shumë

TË GJITHË QYTETARËT KËRKOJNË NGA LSDM QË TA TËRHEQ PLATFORMËN E TIRANËS DHE KRYETARIN E KUVENDIT I CILI U ZGJODH NË KUNDËRSHTIM ME RREGULLOREN E KUVENDIT, THONË NGA VMRO-DPMNE, TRANSMETON GAZETA EXPRESS. Sipas partisë së Gruevskit, është koha që LSDM të dëgjojë zërin e popullit dhe të ndërpresë me terrorin që ushtron ndaj qytetarëve të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Oficer në JNA dhe oficer në ARM. Kjo është përvoja ushtarake e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, që qëndron në biografinë e tij zyrtare në ueb faqen e Kuvendit. Edhe pse u trumbetua si komandant i UÇK-së, ai veten nuk e ndien si të tillë, sepse këtë eptitet nuk e ka shënuar në biografinë zyrtare të cilën e përgatit personalisht funksionari, shkruan Gazeta Lajm. Në këtë mënyrë, pas distancimit nga flamuri shqiptar në kabinet, kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit Talat Xhaferi është distancuar edhe nga e kaluara e tij në UÇK, me të cilën lavdërohet aq shumë kur afrohen zgjedhjet.…

Lexo më Shumë

Zejd Rexhepi Loti dhe pikëllmi i këtij fëmiu peshon edhe më rëndë mbi krimet 15 vjeçare të Ali Ahmetit dhe BDI-së ndaj shqiptarëve të lënë në mëshirën e fatit dhe fatkeqësisë. JO, JO, kurrë nuk i lëmë në haresë dhimbjet e Lagjes së Trimave (9 maj) as edhe dhimbjet tjera. GJITHMONË DO TË TROKASIM NË NDËRGJEGJEN E PASTËR SHQIPTARE.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup, njoftoi se ka kryer ekspertizë në objektin banesor të rrugës “Elisie Popovski Marko” përball Qendrës Klinike në Shkup, ku u gjet trupi i 53-vjeçares J,M.S., e punësuar si mjeke në Klinikën e Nefrologjisë në Shkup dhe punohet në konfirmimin e arsyes së vdekjes së saj. Gjatë ekspertizës J.M.S. është vërejtur goditje e dukshme me thikë në pjesën e qafës. Trupi i të ndjerës menjëherë është dhënë në autopsi, ndërsa nga vendin e ngjarjes janë grumbulluar të gjitha materialet dhe argumentet që mund të ndihmojnë në hetim dhe e njëjta të jepet në ekspertizë. Me urdhër të…

Lexo më Shumë

Iniciativa Masa Kritike (IMK) ka ngritur peticion për hetim të Bogdan Ilievskit, Igor Durllovskit dhe Boris Damovskit si organizatorë të protestave të të ashtuquajturës “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët dhe e kryen sulmin e dhunshëm në Kuvend më 27 prill të këtij viti. “Më 27 prill, në të enjten e përgjakshme, në Kuvendin e RM-së, u lënduan mbi 100 persona në mesin e të cilëve kishte deputetë dhe liderë të shumicës së re parlamentare, gazetarë, qytetarë dhe policë”, thuhet në peticion. Sulmuesit ishin protestues të “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët me javë shpërndanë gjuhë të urrejtjes dhe thirrje…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike (PSP) kërkon që për së dyti herë të dënohet drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Vlladimir Atanasovski, për mungesën e të dhënave të nevojshme për prokurorët, mëson “Makfaks”. Më parë, Atanasovski, si njeri i parë i DSK-së u dënua me 2500 euro për mosbashkëpunim me prokurorët. Sipas informatave të “Makfaks”, drejtori deri në PSP ka dorëzuar materiale në të cilat shkruan se po vepron në pajtueshmëri me ligjin.

Lexo më Shumë

Është arrestuar sot herët në mëngjes Kire Gjeorgjievski, i dyshuari kryesor në sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela. Bashkë me të është arrestuar edhe babai i tij, burri me mustaqe në moshë i parë në filmimet që i publikuan mediat. Gjeorgjievski dhe babai i tij, merr vesh gazeta KOHA nga burime policore, në më shumë video-filmime nga kamerat e sigurisë të Parlamentit shihen duke e goditur deputetin Sela në fytyrë. Në ndërkohë, dje është identifikuar edhe sulmuesi i tretë – personi me kapele në kokë që e tërheqin zvarrë Ziadin Selën, por që fytyra nuk i tregohet në filmimin e publikuar…

Lexo më Shumë

Konferencë përfundimtare me temë ‘Masa për mbështetje të të rinjve në nivel lokal-rrëfime të suksesshme lokale’ si pjesë e projektit ‘Ndërtim i kapaciteteve lokale për krijim të politikave rinore’ i financuar nga BE, do të mbahet sot në Probishtip. Në konferencë do të prezantohen rezultatet nga projekti, praktikat më të mira nga masat e pilotuara nga sfera e politikave rinore në nivel lokal nga komunat Probishtip, Çashkë dhe Nagoriçan i Vjetër. Projekti ka për qëllim që t’i inkuadrojë të rinjtë në procesin e vendosjes dhe vendosje të mekanizmave për zhvillim afatgjatë dhe zbatim të politikave rinore lokale, njofton AIM.

Lexo më Shumë

Sot Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë lidhur me kërkesën e grupit të punës për zhbllokimin e punës së krerëve të Komunave, gjegjësisht mandatin e kryetarëve të komunane në tërë Maqedoninë. Më parë, Bashkësia e njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) e përkrahi mendimin e dhënë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të Komunave dhe të këshilltarëve deri 15 maj 2017. BNJVL bëri thirrje për sigurimin e kushteve dhe për caktimin e shpejtë të zgjedhjeve lokale sepse në të kundërtën do të vije në gjendje kur Komunat dhe institucionet të cilat janë nën kompetencat e Komunave: shkollat,…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, në pjesët perëndimore i ndryshueshëm dhe me vranësira, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të dobët. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa përgjatë Luginës së vardarit erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 4 deri 10, ndërsa e ditës prej 12 deri 24 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të jetë 10, ndërsa e ditë deri 22 gradë. Prej të enjtes deri të shtunën…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev njoftoi se kur ai do të vijë në pushtet do të bëjë rizgjedhje të plotë të gjyqësorit, kurse kolegu i tij partiak dhe fituesi në njësinë numër 1 në zgjedhjet e fundit parlamentare, Stevo Pendarovski në paraqitjen e tij në televizionin 24, njoftoi se spastrime do të ketë edhe në arsim, shëndetësi si dhe në diplomacinë e vendit. “Unë mund t’ju them se një pastrim të plotë, flas nga aspekti kadrovik do të ketë edhe në arsim dhe shëndetësi, poashtu edhe në diplomaci.” ka thënë Pendarovski. I pyetur nëse menjëherë do të pushohen nga puna 500 njerëz, ai…

Lexo më Shumë