Author: Rilinda

Sonte në emisionin debativ #ClickPlus drejtpërdrejt në #TV21 vijon debati me temë: LSDM kërkon BDI-në, Besën dhe Aleancën në Qeveri. Sa afër janë partitë shqiptare drejt lidhjes së koalicionit me social-demokratët, dhe sa do të kenë hise në qeverinë e ardhshme? Tahir Hani nga rradhët e BDI-së mendon se partitë politike në këto momente nuk e di nëse e kanë të qartë raportin e tyre politik apo raportin në lidhje me LSDM-në, duhet të jenë konstruktive qëndrimet e tyre në lidhje me formimin e qeverisë dhe së shpejti të themelohet qeveria e ardhshme me tendencë të pasojë realizimi i parimeve…

Lexo më Shumë

Deputeti i Demokracisë së Re Jorgos Kumucakos, i cili është përgjegjës edhe për politikën e jashtme në partinë më të madhe opozitare i dënoi deklaratat e fundit të ministrit grek të Mbrojtjes së Panos Kammenos lidhur me Maqedoninë. Kamenos, pardje në një intervistë për televizionin ‘Sky’ deklaroi se ‘popullata e shumicës në Maqedoni janë shqiptarë’, ‘Greqia është mbrojtës i popullatës krishtere në vendet e Ballkanit Perëndimor’ dhe propozoi krijimin e ‘një harku krishter’ në Ballkan. Ai gjithashtu konfirmoi se nuk e pranon përdorimin e termit ‘Maqedoni’ në emrin e vendit tonë. Pikërisht për këtë, Kumucakos i dërgoi letër të hapur…

Lexo më Shumë

“Publikuam 2 nga 34 bomba apo 37 sa ishin, ishin special për BDI-në dhe unë publikisht them, janë të koruptuar edhe një pjesë e BDI-së dhe nuk mund të ikin nga kjo. Së bashku me VMRO-DPMNE-në kanë ndarë para nga pronësia e R.M. Vetëm për para ka devijuar kjo shoqëri, jo për diçka tjetër. Fuqia bëhët përshkak parave, dhe nuk ka dilema këtu”, pati deklaruar Zoran Zaev. Zoran Zaev pasi tashmë është kandidat i vetëm njëherit mandatar për kryeministër i R.M vazhdimisht deklaron se në kabinetin e tij qeveritarë nuk do të ketë vend për ish funksionarë që janë nën…

Lexo më Shumë

Ish ambasadori i BE-së në vend Ervan Fuere në një intervistë për emisionin 360 gradë në televizionin Alsat M, thotë se pas formimit të Qeverisë së re Brukseli duhet të fillojë me shpejtësi bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në familjen evropiane. “Mendoj se BE-ja duhet të bëjë gjithcka që të mund të fillojë negociatat për anëtarësim, të hapë kapituj të rëndësishme që lidhen me sundimin e ligjit dhe drejtësisë sepse kjo do të garantoj proces të pastër dhe të drejtë për të ardhmen e reformave në Maqedoni. Këto janë segmente të veçanta, ku BE-ja mund dhe duhet të ndihmojë drejtpërdrejt…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore sot në Dibër vizitoi kompanitë që operojnë në këtë qytet për të parë nga afër problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen bizneset. Në këto takime, siç theksohet në kumtesë, para bizneseve u prezantuan aktivitetet e Odës, shërbimet të cilat i ofrojmë, ndër të tjera edhe mundësitë për përfaqësim para institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe artikulimin e interesave apo nevojave të bizneseve anëtare. Para bizneseve u prezantuan edhe publikimet e Odës, informatori ligjor Juris, ai ekonomik Economicus dhe informatori mbi mundësitë e ndryshme të financimit Dobia. Oda çdo vjet organizon dhe do të…

Lexo më Shumë

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale i sugjeron Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, urgjentisht dhe pa anulim, ndërsa më së voni deri të premten këtë javë, të gjejnë zgjidhje për mandatet e kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal. Një nga mundësitë, sipas BNJVL-së, është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, në vend të gjysmës së parë të konfirmohet datë e re për mbajtje të zgjedhjeve lokale. Nga BNJVL-ja përkujtojnë se deri te Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë është dorëzuar nismë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale që të shqyrtohen disa nene të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale, ndërsa lidhur me…

Lexo më Shumë

“Është e mundshme dhe e realizueshme që Maqedonia të jetë pjesë e Evropës së bashkuar. Qytetarët janë të bashkuar si asnjëherë më parë në vlera që mbrojnë dinjitetin e njeriut, garantojnë barazi para ligjit dhe drejtësi për të gjithë, që sigurojnë stabilitet ekonomik për familjen dhe stabilitet të sigurt për shtetin”, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalimin e tij në shënimin e Ditës së Evropës dhe Ditës së fitores ndaj fashizmit (9 Maj). Ai ka shtuar se Maqedonia, më shumë se kurdoherë ka nevojë për Evropën sepse ajo i tërheq qytetarët e vendit tonë në një botë…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh, siç mëson TetovaSot, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm në Tetovë, në rrugën e vjetër Zhelinë – Shkup, ku me fatalitet e pësoi një person i cili ndërroi jetë në vendin e aksidentit. Komandanti i zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti për TetovaSot ka konfirmuar se njëri ka humbur jetën dhe tjetri është dëguar në spital me plagë të rënda. “Aksident komunikacioni I tmershëm me një viktimë, me intervenim të shpejtë të njesitit tonë, njëri shpëton dhe dergohet në Spitalin e Tetovës. Ndërsa tjetri ndërron jetë”, tha për TetovaSot, Uka Aliti. Portali TetovaSot siguron edhe foto nga vendi…

Lexo më Shumë

“Me sulmin në Kuvend u kryen vepra të rënda penale. Ndodhi kërcënim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurosë, u bë tentim për vrasje ndaj deputetëve, u sulmuan gazetarët dhe të punësuarit në Kuvend. Duhet të ketë zgjidhje të shpejtë dhe efikase të veprave penale. Këtë e pret gjithë opinioni i Maqedonisë dhe ai ndërkombëtar”, u shpreh Shilegov. Ai shpreson se Gjorge Ivanov do të veprojë në pajtim me Kushtetutën dhe se do të vendosë për të mirën e qytetarëve

Lexo më Shumë

Pas ngjarjeve të 27 prillit, shërbimi i Parlamentit ka bërë vlerësimin e dëmit material dhe për momentin po bëhet dokumentimi, fotografimi dhe përshkrimi dëmeve materiale, kumtojnë nga ky institucion. Një njoftim theksohet se objekti dhe pajisjet janë të siguruara dhe kompania e sigurimit, e cila do ti mbulojë shpenzimet e dëmeve të shkaktuara. Dëmi i përgjithshëm do të publikohet pas përfundimit të vlerësimit.

Lexo më Shumë

Sistemi i drejtësisë, përfshirë të gjitha gjykatat dhe prokuroritë publike, përfundimisht duhet të ridefinohet, thonë nga Lëvizja “Besa”. Nga kjo parti vlerësojnë se një nga shtyllat kryesore, e cila urgjentisht kërkon ndërhyrje për t’u definuar drejtë dhe saktë, që në të ardhmen të mund të sjellë vendime të drejta, pa u ndikuar nga politika, është sistemi i drejtësisë. Sipas tyre, është e patolerueshme që edhe sot e kësaj dite gjykatat veprojnë me standarde të dyfishta kur janë në pyetje maqedonasit dhe shqiptarët.Nga kjo parti theksojnë se përfundimisht me ridefinimin e sistemit të drejtësisë duhet të çrrënjoset mendësia e funksionimit komunist…

Lexo më Shumë