Në 24 orët e kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur në nëntë aksidente, në të cilat shtatë persona janë lënduar lehtë, ndërsa në njërën është shkaktuar vetëm dëm material. Siç informoi sot MPB, gjatë ditës së djeshme janë zbuluar një numër më i madh i shkeljeve dhe janë sanksionuar 10 drejtues të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, dy shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe shtatë shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre pas skadencës së patentës së shoferit ose pa patentë shoferi. Janë sanksionuar edhe dy drejtues…
Author: Rilinda
Instituti francez në Shkup organizon ligjëratë dhe debat me temë “Barazi mes grave dhe burrave sipas Këshillit të Evropës”. Ligjëratën, që do të mbahet në BE Info qendër, do ta mbajë An Negër, eksperte në Këshillin e Evropës, doktor i shkencave dhe avokate. Siç kumtoi Instituti francez, njëherit do të vendoset ekspozita e fotogafive të Millan Strezovskit, e titulluar si “30 Portrete të grave, të cilat luftojnë për të drejtat e grave”.
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare, Temperatura e mëngjesit do të jetë prej gjashtë deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 23 gradë celsius. Në Shkup do të jetë mot me diell dhe i ngrohët me vranësira të vogla deri mesatare me reshje lokale të shiut. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 8 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 22 gradë Celsius.
Lider i BDI-së Ali Ahmeti ia uroi fitoren zgjedhore presidentit të Francës Emanuel Makron. “Duke mirëpritur me kënaqësi zgjedhjen Tuaj në postin President i Republikës franceze, më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, t’Ju shpreh urimet më të përzemërta Juve dhe popullit francez për zgjedhjen e qartë për vlerat evropiane”, thotë Ahmeti në urimin e tij . Ai gjithashtu thekoi se integrimi euro-atlantik mbetet alternativa e vetme për Maqedoninë dhe shpreh bindjen e plotë, se Franca do të kontribuojë në forcimin e perspektivës evropiane për të gjitha vendet e rajonit të…
Gjykata Kushtetuese të mërkurën më 10 maj do të shqyrtojë dy nismat për anulimin e neneve të Ligjit për pushtet lokal dhe të Kodit zgjedhor, duke mundësuar kështu vazhdimin e mandateve të kryetarëve dhe këshilltarëve të komunave. Këtë nismë e ka dërozuar Ministria e Drejtësisë dhe Kongresi Botëror Maqedonas, ku kërkohet shlyerja e neneve ku përcaktohet afati 4 vjeçar i mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal. Problemi me mandatin u shkaktua për shkak të krizës, pasi që mungesa e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit, bëri që të mos ketë mundësi për shpalljen e zgjedhjeve.…
Prokurori publik Marko Zvërlevski sipas “Svedok” do të jep dorëheqje, që Këshilli i Prokurorëve Publik të mund ta emërojë për zv.prokuror republikan publik – funksion i cili është i përhershëm dhe nuk i nënshtrohet asnjë afati dhe rizgjedhje. Kjo, sipas planit të OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së duhet të ndodh këtë javë, që t’i iket zëvendësimit të tij pas formimit të qeverisë së re, e cila sipas gjitha paralajmërimeve, së pari do të kërkojë shkarkimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe prokurorit publik, Marko Zvërlevski. Nëse Zvërlevski zgjedhet në këtë mënyrë nga Kuvendi, me propozim të qeverisë mund…
Nën organizimin e Trupit Koordinues për institucionet rregullatore për arsimim financiar në Maqedoni, sot në Parkun e Qytetit në Shkup do të shënohet ”Dita e arsimit financiar”. Sipas AIM-së, qëllimi i këtij aktiviteti është kontributi drejt forcimit të vetëdijes së përgjithshme për atë se sa është nevoja e arsimimit financiar dhe cilat janë përfitimet nga njohuritë e këtilla. Përndryshe, ky trup koordinues është i përbërë nga Banka Popullore e Maqedonisë, Ministria e Financave, Agjencia për pengimin e korrupsionit, Komisioni për Letra me Vlerë dhe Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit të financave Kapitale Pensionale.
Disa ditë pas të enjtes së përgjakshme, po rritet presioni brenda VMRO-DPMNE për përgjegjësi. Pushtetit 10 vjeçar të Gruevskit tani po vijnë ditë të vështira, shkruan portali Faktor, në një kolumn të publikuar. Menaxhimi i partisë bëri që ajo të izolohet tërësisht, jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe të jashtëm. Bashkësia ndërkombëtare nuk do ta shoh si partner serioz këtë parti, e cila humbi çdo shans për koalicionim me partitë shqiptare, sidomos siç thuhet pas të enjtes së përgjakshme ku më së keq e pësoi Ziadin Sela. Në kushte të këtilla shtrohet pyetja se çfarë hapi do të…
Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili vendosi flamurin shqiptar në kabinetin e tij, së bashku me atë të BE-së dhe Maqedonisë, në emisionin “24 Analiza” deklaroi se nuk do t’i pengonin flamujt e bashkësive tjera etnike. Ai tha se mund të ngrit iniciativë që nëse duan bashkësitë tjera të vendosin flamurin e tyre në kabinet. “Unë mund të filloj iniciativë tek të gjithë grupet parlamentare dhe ata të konsultohen me liderët e tyre. Nëse tregojnë dëshirë, nuk ka asnjë pengesë që në kabinet të jenë flamujt e bashkësive etnike të turqve, romve, serbve, boshnjakëve, ose…
ot në Shkup do të mbahet maratona e 13 “Wizz Air” në të cilën për pjesëmarrje janë paraqitur mbi 8.500 persona nga 51 shtete. Gjatë kohës së mbajtjes së maratonës autobusët e Ndërmarrjes Publike për transport do të ndryshojnë regjimin e vozitjes, ndërsa pjesëmarrësit e maratonës së Shkupit, do të mund të udhëtojnë pa pagesë. Ky manifestim financiarisht është i mbështetur nga Bashkia e Shkupit me 1.200.000 denarë, ndërsa në dispozicion janë të gjitha ndërmarrjet publike të cilat janë nën kompetencë të Bashkisë së Shkupit. Në kuadër të maratonës, gjatë ditës së djeshme u mbajt edhe mini-maratonë për fëmijë në…
Më shumë se një javë pas trazirave në kuvend, Prokuroria Themelore ende nuk ka bërë të qartë se a janë të ftuar Kërsto Mukovski, as Sasho Vasilevski, e as Johan Tarçullovski për të dëshmuar për ngjarjet e 27 prillit. Këta tre deputetet, shihen qartë në videot që po qarkullojnë në media, se si “mirëpresin” turmën, e cila sulmoi deputetet e shumicës parlamentare. Përveç asaj, shihet qartë se deputeti, Sasho Vasilevski, është personi që hap derën e kuvendit, dhe përqafon protestuesit që hynë brenda. Vasilevski me ditë të tëra është i pakapshëm për gazetarët, kurse nuk është parë as në selinë…
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka asgjësuar materiale të shumta të arkivit të periudhës 2002-2014, të cilat me automjete të posaçme, i janë dërguar një kompanie që merret me prodhimin e letrës dhe ambalazhit. Shkatërrimi i dokumentacionit, përmbajtja e të cilit nuk dihet, është bërë me kërkesë të Arkivit Shtetëror, me të cilin udhëheq Filip Petrovski, një nga personalitetet më të ekspozuar në protestat kundër qeverisë së re, por edhe pjesëmarrës në pushtetin e Kuvendit nga protestuesit më 27 prill. Arsyet e një veprimi të tillë nuk jepen, siç që nuk jepen as të dhënat mbi tërheqjen e shumë…

