Author: Rilinda

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një komunikate për media ka përgënjeshtruar shkrimet e ditëve të fundit në mediet serbe, “për gjoja futjen e grupeve të armatosura nga Kosova në Maqedoni”, transmeton REL. “Krahas shumë aktiviteteve operative, Policia e Kosovës në kuadër të procesit të Menaxhimit të Integruar të Kufijve, ka një bashkëpunim të shkëlqyer ditor me autoritetet përgjegjëse të Maqedonisë përgjatë brezit kufitar dhe realizon takime të rregullta edhe me praninë e trupave të KFOR-it. Si rrjedhojë, asnjëherë nuk janë ngritur shqetësime të tilla përkitazi me shkrimet e rrejshme të medieve serbe, pas së cilave qëndron politika…

Lexo më Shumë

Kënaqësia, përvoja, shoqërimi global dhe përfitimi, janë vetëm disa nga përfitimet e hapjes dhe zhvillimit të start­ap bizneseve, konsiderojnë sipërmarrësit e rinj, pjesëmarrës në Panairin e sivjetshëm dyditor për karrierë “CareerLaunch”. Sipas tyre, duhet të tejkalohet mendimi se është më mirë njëherë të përfundohet fakulteti, e pastaj të kërkohet punë. Mundet paralelisht të punohet dhe të studiohet sepse puna jep dimension tjetër, të cilën studimet nuk e ofrojnë. “CareerLaunch” mbahet sot dhe nesër në Bibliotekën universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup dhe në të marrin pjesë mbi 20 kompani, të cilat ofrojnë mbi 70 punësime kryesisht nga fusha e…

Lexo më Shumë

Lëvizja evropiane dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni sot organizojnë marsh në Vodno, me rastin e Ditës evropiane të flamurit. Marshi ka filluar me shkëmbim tradicional të flamujve të Maqedonisë dhe të BE­së, para selisë së Delegacionit të BE­së në Shkup. Përfundon me vendosjen e dy flamujve në Vodno. Marshi pyjor është pjesë e programit për shënimin e Ditës së Evropës, ndërsa manifestimi, përveç asaj që ka karakter ceremonial, ka për qëllim t’i afirmojë këtë sport dhe aktivitetet rekreative malore.

Lexo më Shumë

LSDM përmes një kumtese i bën thirrje presidentit Ivanov që të sillet në pajtim me Kushtetutën, ndërsa OBRM-PDUKM-ja të jetë opozitë konstruktive. Ata theksojnë se në periudhën që vjen duhet të ketë përgjegjësi nga të gjithë, që të mundësohet formimi i qeverisë së re. “Qytetarëve ju duhet stabilitet, jetë cilësore dhe perspektivë që do t’i hap eurointegrimet, dhe kjo do të munsëdojë formimin e qeverisë së re reformuese. Shumica parlamentare do ta realizojë detyrimin e saj para qytetarëve, të formojë qeverinë e re, e cila do t’i realizojë reformat e nevojshme në interesin e qytetarëve dhe shtetit”, thonë nga LSDM.…

Lexo më Shumë

Gazetari Milenko Nedelkovski, një nga përkrahësit e zjarrtë të politikave të VMRo-DPMNE, por kundërshtar i ashpër i politikave të LSDM dhe partive shqiptare, por i njohur edhe me qëndrimet albanofobe ka siguruar vizë ruse. Këtë e kanë bërë të ditur disa profile informative në facebook, duke theksuar se Nedelkovski ka marrë vizën ruse dhe nuk dihet destinacioni i tij.

Lexo më Shumë

Maqedonia njihet si vendet që ofron më së paku liri për mediat në rajon dhe Evropë. Këtë e kanë dëshmuar edhe raporte të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare, në të cilat disa herë është theksuar se mediat në Maqedoni po vuajnë tej mase. Hap mbrapa në fushën e mediave ishte edhe mbyllja e dy gazetave “Utrinski” dhe “Vest”, të cilat janë mbyllur për shkak të çështjeve financiare. Aktuelno.mk ditëve të fundit ka publikuar një dokumet në të cilin shihet rroga mujore e njeriut të parë, Jana Stanisavljeva, të firmës “MPM” nën të cilën kanë punuar dy gazetat tashmë të mbyllura. Në…

Lexo më Shumë

“Anulimi” i zgjedhjeve në Kavajë përtej tymnajës dhe paqartësive të krijuara, iu lë palëve shteg për negociata dhe shmang konfrontimin e mundshëm. Palët vijuan të shkëmbejnë ultimatume dhe retorikë, por mundësitë për dialog mbeten të hapura. Rama akuzoi PD për skenar destabiliteti, ndërsa Basha e shpall fitore tërheqjen dhe këmbënguli te qeveria teknike Tërheqja e kryeministrit Edi Rama nga zgjedhjet në Kavajë të dielën e ka bërë edhe më të paqartë situatë për 18 qershorin, por ka shmangur një përplasje të mundshme dhe lë hapur mundësinë për dialog. Rama e shpalli lëvizjes si të nevojshme për të “ruajtur stabilitetin” që…

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën Penale në Shkup duheshte të mbahet seanca gjyqësore për rastin e PSP-së ‘Fortesa’, por për shkak të gjendjes shëndetësore të Grujevskit seanca është anuluar. Në lëndë akuzohen shtatë punonjës të DSK-së të cilët ndiqen për zhdukjen e dokumentacionit zyrtar e lidhur me bisedat e përgjuara, përcjell Telegrafi Maqedoni. Grujevski dhe katër të dyshuar të tjerë, dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, u akuzuan vitin e kaluar për shkatërrimin e sistemit të përgjimit të paligjshëm me vlerë 10 milionë euro

Lexo më Shumë

DEPUTETËT E BDI-SË DHE TË ALEANCËS PËR SHQIPTARËT KISHIN GJETUR KOHË QË NATËN E PËRGJAKSHME TË 27 PRILLIT TË BËNIN “SELFIE” NË KUVENDIN E MAQEDONISË. MOMENTE KËTO QË USHTROHEJ DHUNË NDAJ ZIADIN SELËS, ZORAN ZAEVIT DHE DEPUTETËVE TJERË NË SALLËN E KONFERENCAVE. Nëpër fotografitë e publikuara shihen deputetët: Artan Grubi, Xhevat Ademi, kryeparlamentari Xhaferi, Ejup Alimi, Rexhail Ismaili dhe Vesel Memedi nga Aleanca. Kujtojmë që kolegu i tyre Ziadin Sela ishte deputeti më i lënduar dhe në rrezik për jetë. Sela ende vazhdon trajtimin në spitalin e Tetovës.

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë të mërkurën më 10 maj, megjithatë do t’i shqyrtojë nismat për shfuqizimin e dy neneve nga ligji për vetëqeverisje lokale dhe nga Ligji zgjedhor, me çka do të mundësohet kryetarët dhe këshilltarët do të mbeten në postet e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Ndryshe, gjykata njoftoi se me dy nisma të reja zgjeron agjendën për komunitetin të caktuar për 10 maj, në të cilën në rend dite ishin vetëm dy nisma për çështje joaktuale. Si pikë e tretë për të mërkurën është paralajmëruar shqyrtimi i nismës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit…

Lexo më Shumë

Drejtoresha politike pranë Ministrinë së Punëve të Jashtme të Kombeve të Bashkuara, Karen Pirs, sot është për vizitë në Republikën e Maqedonisë. Nga pres-shërbimin kuvendor theksojnë se “Pirs do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe takim të përbashkët me liderët e LSDM-së, Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti, të Besës, Bilall Kasami dhe me sekretarin e Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi. Nga Ambasada britanike informojnë se janë parashikuar takim me përfaqësues të të gjitha partive parlamentare. Në takimet pritet të bëhet fjalë për ngjarjet e fundit politike në vend, si dhe për zgjedhjen e kryetarit…

Lexo më Shumë

Mediat maqedonase citojnë burime të larta partiake të pohojnë se VMRO-DPMNE do të shkojë në opozitë. Sipas tyre, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, lideri i kësaj force politike, Nikolla Gruevski u ka dhënë anëtarëve të tjerë lajmin se do të shkohet në opozitë e i ka kërkuar atyre që mbajnë poste shtetërore të mos krijojnë probleme, por të lënë vulat e institucioneve. Njoftimi nuk është konfirmuar zyrtarisht. Të njëjtat burime pretendojnë se në mesin e mundësivë të diskutuara ka qenë edhe lidershipi i partisë, por janë përgënjeshtruar zërat për një largim të Gruevskit nga drejtimi i saj. Një ditë më…

Lexo më Shumë