I ftuar në emisionin Clik Plus në tv21, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se në qeverinë e ardhshme dëshiron që t’i shohë të gjitha partitë shqiptare. “Unë i dua të gjitha pjesë të qeverisë së re reformuese. Dua që BDI të jetë pjesë e qeverisë,. dua që edhe BESA të jetë, poashtu dua që edhe Aleanca për Shqiptjarët të jetë pjesë e qeverisë së re reformuese”, ka thënë Zaev. Zaev ka thënë se është i gatshëm për t’ja zgjatur dorën Ivanovit nëse kjo është për të mirën e MAqedonisë. “Unë jam i gatshëm për të falur,” ka thënë…
Author: Rilinda
Lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev në emisionin “Click plus” bëri të ditur se punën e parë që do të bëjë Parlamenti i Maqedonisë për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) do të jetë sjellja e ligjit të dëshmitarëve dhe ndryshimi i ligjit për zgjatjen e mandatit të saj. “Një nga ligjet e para që do të sjellim do të jetë edhe ligji dëshmitarëve dhe ndryshimet e ligjit për zgjatjen e mandatit të PSP-së. Prandaj apeloj që të kemi 2/3 e shumicës parlamentare që të kemi ndryshim të ligjit të PSP ngaqë ne duhet të kontribuojmë për vazhdimin…
Në rrjetet sociale kanë shpërthyer pakënaqësi se si përfaqësues të BDI-së po kalkulojnë dhe lobojnë se kush do të shkojë ministër. Kjo po ndodhë në një situatë kur kreu i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, që është çelësi i Qeverisë gjendet i shtrirë në spital. “Turp ju qoftë, po kalkuojnë si hiena për pushtet, derisa Sela është i shtrirë në spital. Ajo do të jetë qeveri e gjakut të derdhur të Selës dhe Zaevit, dhe jo e këtyre puthadorëve dhe aleatëve të deridjeshëm të VMRO”, thekson Agron L, aktivist i LR-PDSH. Sipas tij, ka dëgjuar dhe po e sheh se…
VMRO DPMNE-ja nuk ka humbur shpresat për koalicion të mundshëm me ish partnerin e saj, pavarësisht nga përcaktimi i BDI-së për të bashkëqeverisur me LSDM-në. Alsat mëson se partia e Gruevskit në takimin e fundit të Komitetit Qendror të partisë ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me BDI-në në zgjedhjet e ardhshme lokale. Megjithatë zyrtarisht nga kjo parti sot as nuk konfirmuan dhe as nuk demantuan informacionet për koalicion të mundshëm por thanë se është herët të flitet për bashkëpunime. Është shumë herët të flitet për partneritete dhe me asnjë subjekt nuk është diskutuar për bashkëpunim. Në atë moment kur…
Sonte në emisionin debativ #ClickPlus në TV21 në ora 21.30, i ftuar, kryetari i LSDM-se, Zoran Zaev! Një javë pas bastisjes së dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë – A ka dëmshpërblim të përshtatshëm ligjor? Çfar është biseduar, në mes të partnerëve të koalicionit për të formuar qeverinë? A mund të ketë një rezistencë të re pas hyrjes së ministrave në kabinetet e tyre? A do të kthehet në rrugën e duhur Maqedonia – sonte për këto dhe shumë pyetje të tjera do të bisedohet me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1007057139424490/
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi sot se pret që kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i BDI-së, ta “përmirësojë gabimin” dhe ta heqë flamurin kombëtar shqiptar nga kabineti i tij. I pyetur nga gazetarët për koment lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar pranë atij maqedonas në kabinet nga ana e spikerit të ri parlamentar, Xhaferit, Zaev tha se “ligjet në Maqedoni janë të qarta dhe duhet të respektohen” dhe se “personi që e ka bërë gabimin duhet ta përmirësojë atë”. Zaev deklaratën e bëri pas takimit me zarytarët e OSBE-së sot në…
Nuk ka hapësirë për dhunë në proceset demokratike dhe çdonjëri që ka kryer, organizuar dhe ka dhënë urdhër për sulm ndaj deputetëve duhet të jep llogari, porositi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kejt Bërns. Duke iu drejtuar kryesuesit të OSBE-së në Austri në lidhje me ndodhitë në Maqedoni Bërns shprehu se SHBA ashpër dënon sulmet ndaj të përzgjedhurve dhe të tjerëve dhe se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonis, Talat Xhaferi. “Ashpër dënojë sulmet e dhunshme ndaj deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë të cilat ndodhën pas zgjedhjes së Talat Xhaferi…
jykata Kushtetuese e cila punon nën diktat të VMRO-DPMNE-së, mund të jetë obstruksioni i radhës i Nikolla Gruevskit për të penguar funksionimin e Qeverisë së re. Formimi eventual i Qeverisë mes LSDM-së së Zoran Zaevit dhe BDI-së së Ali Ahmetit, nëpërmjet shumicës parlamentare, pa e marrë mandatin nga presidenti Gjorge Ivanov, mund që të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese. Kështu vlerësojnë për Portalb ekspertët juridik dhe kushtetues në lidhje me atë se nëse formohet Qeveria nëpërmjet Parlamentit (e cila është në pajtueshmëri me Kushetutën), a ekziston mundësia që e njëjta Qeveri të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese? Eksperti kushtetues, Osman Kadriu, vlerëson…
Analisti Arsim Zekolli ka akuzuar BDI-në dhe mbështetësit e kësaj partie për reagimet e dyfishta lidhur me veprimet e fundit politike. Ai pyet se si është e mundur që këndimi i himnit kombëtarë nga deputeti i Lëvizjes Besa të vlerësohet provokim, ndërsa vendosja e flamurit kombëtar shqiptar nga Talat Xhaferi akt madhështor patriotik. “Kur Zeqirijaji këndon himnin në Kuvend, është provokim i kordinum me VMRO. Kur Skopsko pivo vendos flamurin, kjo është akt madhështor patriotik”, shkruan Zekolli në profilin e tij në Facebook.
Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale dërgoi shkresë deri te Këshilli programor i Radio-Televizionit të Maqedonisë në të cilën i bëjnë thirrje si organ i cili ka obligim ligjor që t’i mbrojë interesat e opinionit lidhur me përmbajtjet programore që i transmeton Servisi publik, që ta rishqyrtojë raportimin e RTVM-së lidhur me ndodhitë në Kuvendin e RM-së më 27 prill të vitit 2017. “Thirrja e këtillë është meritë, para së gjithash, për shkak të asaj që Servisi publik nuk siguroi informim në kohë për ngjarjet në Kuvend, disa pjesë të paraqitjeve raportuese nuk ishin në pajtueshmëri me rolin dhe…
Sonte në #Click Plus drejtpërdrejt në TV21, flasin: Syrja Rushiti, deputet i LR PDSH-së dhe Gjylymsere Kasapi, deputete e LSDM-së. Të ftuarit shpjegojnë ngjarjet e 27 Prillit. Syrja Rushiti deputet i LR PDSH-së, sqaron se pas zgjedhjes së kryeparlamenarit dhe pas preskonferencës së Zaev një turme huliganësh u futën brënda parlamentit. Situata u tensionua në moment dhe të gjithëve na zuri paniku duke mos ditur si të silleshim , me shumë ofendime verbale dhe arsyet ishin të qarta.. Kishte dhe shumë gazetar mjetet e të cilëve u shëndruan në armë të protestusëve, ku shenjë kishin Zaev. Në këtë fazë nuk…
#ClickPlus, ora 21:30 drejtpërdrejt në TV21, flasim me: Syrja Rushiti, deputet i LR PDSH-së Gjylymsere Kasapi, deputete e LSDM-së Kush e mbrojti dhe kush e sulmoi Ziadin Selën më 27 prill në kuvend? Sa prej sulmuesve të dyshuar janë identifikuar nga deputetët e sulmuar, dhe cilat masa sigurie gëzojnë ata sot? Sa ishin të koordinuar deputetët e shumicës për t’u mbrojtur nga sulmi? A pati nismë të grave deputete për ta parandaluar të keqen, dhe kush refuzoi ftesën? Në linje telefonike flasin edhe dëshmitarë tjerë të ngjarjeve të 27 prillit Përgjigjet në këto pyetje i japin sonte në #TV21 mysafirët:…

