Lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev në emisionin “Click plus” bëri të ditur se punën e parë që do të bëjë Parlamenti i Maqedonisë për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) do të jetë sjellja e ligjit të dëshmitarëve dhe ndryshimi i ligjit për zgjatjen e mandatit të saj.
“Një nga ligjet e para që do të sjellim do të jetë edhe ligji dëshmitarëve dhe ndryshimet e ligjit për zgjatjen e mandatit të PSP-së. Prandaj apeloj që të kemi 2/3 e shumicës parlamentare që të kemi ndryshim të ligjit të PSP ngaqë ne duhet të kontribuojmë për vazhdimin e punës së saj. Atje ka përgjime edhe për Zaevin, prandaj nuk duhet të shikohet si diçka partiake. Nëse nuk vazhdohet mandati i PSP nuk do shpëtojë shteti dhe se për këtë duhet që drejtësia të del në pah e kjo do të arrihet vetëm me PSP-në”, tha Zaev.
Lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev në emisionin “Click plus” shprehu dëshirën që të gjitha partitë parlamentare nënshkruese për mandatim të tij për formim të Qeverisë së re të jenë pjesë e koalicionuese e të njëjtës.
“Kemi 61 nënshkrime të dhëna për mandatim timin për formim të Qeverisë së re. Dëshiroj dhe pres që të gjitha partitë të jenë të gatshme të jenë pjesë e Qeverisë së re, duke përfshirë këtu edhe Bashkimin Demokratik edhe Lëvizjen Besa. Por pres që të gjitha partitë të posedojnë kuadër adekuat për pozitat e caktuar në Qeveri por se për resorët ende nuk kemi folur”, tha Zaev.
Ai gjithashtu sqaroi se me rëndësi parësore për Qeverinë e re do të jetë depolitizimi i institucioneve dhe punësimin adekuat të të rinjve duke vlerësuar se punësimi partiak ka qenë shkaktar për migrimin e madh të të rinjve gjatë viteve të fundit në Maqedoni.
Në pyetjen se a pritni sulme të sërishme të dhunshme kur do të kemi marrje të ministrive, Zaev u shpreh se ajo nuk do të ndodh edhe pse ende kemi pushtet të Mitko Çavkovit në MPB.
“Unë nuk besoj se do të ndodhin sërish sulme të dhunshme. Besoj në transferin e qetë të pushtetit dhe institucioneve. Kjo nuk do të ndodh edhe pse Çavkov ende ka pushtet në MPB”, tha Zaev.

