Udhërrëfyesin e parë për prindërit për shëndet, rritje dhe zhvillim të fëmijës (0-3 vjeç) do ta promovojnë sot Shoqata e motrave medicinale, teknikëve dhe akushereve të RM-së dhe zyra e UNICEF-it. Udhërrëfyesi përmban këshilla dhe informata për gjithçka që duhet të dijë një prind për aspektet më të rëndësishme të shëndetit, rritjes dhe zhvillimit, përfshirë ushqimin dhe gjidhënien e drejtë, kalendarin e imunizimit, diagrame të rritjes në lartësi dhe peshë, shëndetin oral, sigurinë e fëmijës dhe stimulimin e shkathtësive mentale, fizike, sociale dhe emocionale, njofton AIM. Udhërrëfyesi është përpunuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqatës së neonatologëve dhe Shtëpisë…
Author: Rilinda
Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias dje pati bisedë telefonike me kryetarin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev. Këtë e kumtoi Ministria greke e Punëve të Brendshme, pa cekur hollësi të tjera për bisedën. Tani për tani asnjë nga mediumet greke nuk spekulojnë se për çka është biseduar, as nuk publikojnë informata nga burime anonime. Në kumtesën e njejtë, MPJ greke thekson se Koxias me telefon ka kontaktuar me ministren e re të Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, së cilës ia ka uruar funksionin. Dy ministrat kanë biseduar për hapat e…
Lideri i partisë VMRO-Popullore dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE, Lubço Georgievski ka një porosi për Nikolla Gruevskin. Ai thotë se i rekomandon atij që të tërhiqet nga posti i kryetarit të VMRO-DPMNE. “Unë do ti rekomandoja Nikolla Gruevskit që të ndjek shembullin tim. Edhe unë dhash dorëheqje kur isha i humbur. Reformimi i partisë është zgjidhja më e mirë”, ka thënë ish-lideri i VMRO-DPMNE, partia që sot po drejtohet nga Gruevski. Georgievski tha se kishte dhënë dorëheqje në vitin 2002 pas humbjes së zgjedhjeve dhe qëllimi ishte reformimi i partisë për të sfiduar LSDM. Sipas tij, çdokush që nënvlerëson pozicionet e…
Anëtarë të Aleancës për Shqiptarët i bëjnë thirrje kreut të BDI-së, Ali Ahmeti të tregoj se ku ishte natën e terrorit të 27 prillit në Kuvend dhe pse u la i vetëm lideri i tyre Ziadin Sela. “I bëjmë thirrje Ali Ahmetit të sqarojë publikisht se pse ate ditë nuk ishte në Kuvend, sepse po zgjidhej kryetari i Parlamentit dhe nuk ishte diçka minore. Ai duhet të sqarojë se përse kur paralajmërohej se do të zgjidhej Talat Xhaferi ato ditë, nuk kishte ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar kushtet e sigurisë, duke pasur parasysh se ministri i brendshëm ka…
Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seanca gjyqësore për rastin e PSP-së ‘Fortesa’, në të cilën akuzohen shtatë punonjës në DSK të cilet ndiqen për zhdukjen e dokumentacionit zyrtar e lidhur me bisedat e përgjuara. Seanca e fundit është anuluar pasi që gjykatësja, Lidija Petrova, ishte në pushim mjekësor. Grujovski dhe katër të dyshuar të tjerë, dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, u akuzuan vitin e kaluar për shkatërrimin e sistemit të përgjimit të paligjshëm me vlerë 10 milionë euro Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit. “Rasti lidhet…
Një javë më parë i printe turmës e cila rrahu deputetët e shumicës parlamentare. Caku kryesor i tij ishte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe mund të “lavdërohet” se ishte i pari që e goditi. Pak ka humbur nga agresiviteti i 27 prillit thonë burimet tona brenda Gjykatës Themelore. Ai ka sulmuar edhe gjykatësen e cila po e heton rastin.Pas rrëfimit, policia e shoqëron drejt furgonit policor. Nga MPB bëjnë të ditur se është arrestuar edhe Toni Trajkovski nga Kumanova i ashtuquajtur “Sllonçe”. Për të Gjykata Themelore e Shkupit ka ngritur padi penale, për pjesëmarrje në turmë. Ai ishte një…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i kthjelltë me diell të ngrohtë. Temperaturat do të sillen prej 4 deri më 20 gradë Celsius. Gjatë paradites dhe mesditës moti do të jetë i kthjellët dhe me diell kurse gjatë mbrëmjes do të paraqiten vranësira. Edhe në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë prej 6 deri më 19 gradë Celsius.
“Shume heroj na dolen pas beteje, paramendoni i ngriten ne qiell disa epror te policise qe paskan shpetuar kete apo ate. O njerez ata bashke me kolege tjere ne MPB duhet te japin llogari pse nuk e parandaluan dhunen e jo te na paraqiten si hero tani. I njohim mire kush ne te vertet ka ndihmuar edhe Ziadin Selen edhe deputet tjere, jane police te sinqert e me zemer, por jo edhe eproret qe tani na shiten neper fb e portale se na qenkan heronje!”, shkruan Muhamed Zekiri në fb.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani sonte në emisionin “Hapur” , theksoi se Ali Ahmeti nuk e ka ndërmend të shkojë për të bindur Ivanovin për t’i dhënë mandatin. “Edhe Ahmeti dhe BDI edhe tani edhe publikisht e ka thënë se janë për Maqedoni unitare dhe respektimin e Kushtetutës dhe për këtë arsye Ahmeti nuk e ka ndërmend të shkojë dhe ta bind Ivanov në këtë pozicion tonin”, tha Osmani për Tv24 kur u pyet nëse do të pranojë propozimin e Zaevit për të shkuar së bashku tek Ivanovi. Siç tha Osmani, Ivanov ka vetëm funksion ceremonial dhe asgjë për ta…
Anëtari i Kryesisë Qendrore në Lëvizjen BESA, Shaban Zendeli sonte ka qenë ftuar në Rruga Drejt të Alsat – M. Lëvizja BESA ka qenë pjesë e procesit së shumicës parlamentare, ne e kemi ditur se procesi do të shkojë tutje dhe e kemi ndihmuar në vazhdimësi pa asnjë hezitim. “Nëse zgjedhja e Talat Xhaferit ishte akt historik, përse në këtë akt historik nuk ishte pjesëmarrës dhe ta nderoj lideri i tij Ali Ahmeti”, – theksoi Zendeli.
Pas mediumeve, kritika në adresë të Ministrit të punëve të brendshme Agim Nuhi, kanë filluar të vijnë edhe nga vetë përfaqësues të BDI-së. “Pjesëtarë të policisë, të përkatësisë shqiptare, janë lëshuar në pushim vjetor pa dëshirën e tyre”, ka deklaruar Haliti, duke ndërlidhë këtë me përgatitjen e skenarit të dhunshëm në Kuvend. Në këtë mënyrë, Haliti ka akuzuar indirekt ministrin Agim Nuhiu se nuk ka kontroll në resorin që drejton. Marrim vesh se BDI ende nuk ka vendosur çfarë qasje t’i bëjë punës së Agim Nuhiut. Dilemat e tyre janë nëse të dalin të lavdërohen me punën e Nuhiut si…
Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politik, në një intervistë për Lajm TV ka vlerësuar ngjarjet e fundit politike, me theks terrorin e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. “Ajo që ndodhi në parlament është rezultat i kriminalizimit të partive politike, të cilët duke dashur të grumbullojnë sa më tepër vota, sikur bënin gara njëra me tjetrën cila do mbledh më tepër kriminel në radhët e veta dhe kjo u vërtetua”, veçoi mes tjerash Pollozhani. Sipas tij, këto struktura kanë mekanizëm të dhunës brenda vetes, dhe kjo- potencon ai- patjetër të shpërthente. “Shqiptarët…

