Pas mediumeve, kritika në adresë të Ministrit të punëve të brendshme Agim Nuhi, kanë filluar të vijnë edhe nga vetë përfaqësues të BDI-së.
“Pjesëtarë të policisë, të përkatësisë shqiptare, janë lëshuar në pushim vjetor pa dëshirën e tyre”, ka deklaruar Haliti, duke ndërlidhë këtë me përgatitjen e skenarit të dhunshëm në Kuvend.
Në këtë mënyrë, Haliti ka akuzuar indirekt ministrin Agim Nuhiu se nuk ka kontroll në resorin që drejton.
Marrim vesh se BDI ende nuk ka vendosur çfarë qasje t’i bëjë punës së Agim Nuhiut. Dilemat e tyre janë nëse të dalin të lavdërohen me punën e Nuhiut si kuadër i tyre, ose të distancohet prej tij dhe ta shpallin si kuadër jopartiak, nese ketyre diteve ndodh ndonje aksion policor ne rajonet shqiptare. Kjo për shkak se në BDI nuk kanë informacione se çka do të ndodhë ditëve në vijim, edhe pse udhëheqin MPB-në, sepse kontrollin real aty e ka ende VMRO-ja, kurse në një pjese dal ngadalë ka filluar të marrë kontroll LSDM-ja.
Deri sa të vendosë BDI-ja se çka do të bëjë me të, Agim Nuhiu lavdërohet vetëm nga mediumet në gjuhën shqipe të afërta me VMRO-në dhe BDI-në.
https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/463412237328336/

