Pas deklaratës së fundit rë kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev se kishat në Kosovë janë zemra e Serbisë, ka reaguar analisti Arsim Zekolli. Ai pyet publikisht përse nuk ju pengon ortodoksizmi i Zaevit në politikë, elementet islamike të BDI-së dhe Muhamed Zeqirit atyre që akuzonin Lëvizjen Besa vetën pse kanë islam periferik. “Përse, përse, përse, përse dhe 999 përse kur Zaev fut ortodoksizën në politikë kjo është në rregull, ai është i guximshëm, ai është për duartrokitje, përse kur BDI dhe Muki forcojnë islam politik në stilin e Erdoganit pritet me mirëkuptim dhe simpati, por kur Besa këtë e bën…
Author: Rilinda
Sead ZIMERI Nuk e di pse po çuditeni aq shume me qëndrimin e Zaevit për kishat në Kosovë si dhe deklaratën e tij që serbët janë vëllezër? Pike se pari kur ai thotë qe serbet janë vëllezër, e Kosova është zemra e Serbisë, ai nuk thotë asgjë te çuditshme, sidomos per kontekstin ne Ballkan, ku lidhjet e gjuhës dhe fesë përbejnë lidhjet kryesore kulturore dhe vëllazërore mes shteteve. Shqiptaret bejne te njëjtën. Është e natyrshme qe Zaevi do ta përkrahë Serbinë kur është ne pyetje Kosova. Ne ende nuk kemi politikane ne Ballkan qe mund te qëndrojnë për parime politike…
https://www.youtube.com/watch?v=en5D5QUxwYE Ndryshe Çavkov njihet si kuadër i preferuar i BDI-së, sepse deputetët e kësaj partie dy herë e kanë votuar për ministër të punëve të brendshme. Në konferencën për shtyp të Ministrisë së Punës së Brendshme, ministri Agim Nuhiu tha se një pjesë e strukturave të MBP-së i kanë shkaktuar dëme të madha shtetit dhe vlerave demokratike. “Kjo që ndodhi është një e keqe e madhe. Për të përmirësuar këtë, nevojitet një angazhim jo vetëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe i më shumë institucioneve si Prokuroria dhe gjyqësori”, tha Ministri Nuhiu. Ai gjithashtu tha se ka formuar…
Dy vëllezër me thikë kanë sulmuar dhe u kanë shkaktuar plagë me thikë dy kushërinjve nga fshati Ropalc të cilët janë për rrezik për jetë. Siç kumtoi MPB dje rreth orës 20 në fshatin Ropalc, komuna e Likovës, gjatë një zënke familjare, L.O. (19) dhe vëllai i tij 17 vjeçar u kanë shkaktuar kushërinjve të tyre plagë me thikë dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë janë transferuar në Qendrën Klinike Shkup. Nga SPB Kumanovë ndërmarrin masa dhe aktivitete për ndriçimin e plotë të rastit.
Kallëzim penal për shkak dyshimit për vepër të kryer penale “dhunë” është dorëzuar kundër tre djelmoshave 15-vjeçarë dhe një 14-vjeçar nga fshati Haraçinë e Shkupit. Ata dyshohet se më 29 shtator të vitit të kaluar rreth orës 12 në lagjen Autokomandë fizikisht kanë sulmuar një djalë 17-vjeçar nga fshati Vizbeg. E kanë goditur me duar dhe këmbë në trup dhe kokë, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndim të rëndë trupor, ndërsa kanë shkaktuar ndjenjë faji dhe pasigurie tek një djalë 15-vjeçar nga Vizbegu dhe pjesëmarrës të tjerë të cilët janë frikësuar për pasigurinë e tyre dhe janë arratisur nga vendi…
Lideri i LSDM-së, i cili pret që me përkrahjen e partive shqiptare të bëhet edhe kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev, në intervistë për “Kurir”-in serb ka folur edhe për ngjarjet e Kumanovës të para dy viteve, me ç’rast e ka quajtur njërin nga udhëheqësit e grupit shqiptar Mirsad Ndrecajn “kriminel, bandit dhe reketar”, transmeton Gazeta Express. “Shumë struktura janë të përfshira në këtë ngjarje. Njëri nga ta është Sinisha Aleksovski. Kemi dëgjuar një bisedë mes tij dhe personit që ju e quani komandant NATO, Mirsad Ndrecaj nga Kosova,i njohur si kriminel dhe bandit që reketonte në Kosovë, Serbi, Preshevë, Kumanovë,…
Mot i ndryshueshëm dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima në orët e pasdites paralajmërojnë meteorologët. Sot dhe nesër sipas DPHM-së mot jostabil do të mbajë kryesisht në male, ndërsa të premten dhe të dielën në më shumë vende, veçanërisht në veri dhe lindje të vendit. Të shtunën priten reshje, por do të fryjë erë e përkohshme e përforcuar veriperëndimore e cila do të sjellë ulje të temperaturave ditore, të cilat do të arrijnë deri në 24 gradë Celsius. Mot me vranësira më të mëdha dhe me erë më të madhe veriore do të mbajë të hënën, kur…
“I guximshëm dhe i fortë pas telefonit ndërsa frikacak dhe qyqar në Gjykatë, ish kryetari i Qeverisë, tani kryetari i partisë më të madhe opozitare përsëri iki prej drejtësisë. E gjithë këtë e bën sepse fshihet pas gjykatës së politizuar, për mua dhe për të gjithë ne nuk ka asnjë dilemë”, tha kryetari i Komunës Qendër, Zhernovski. Ai ka përsëritur se që të mund të dalim nga kriza duhet të sanksionohet kryerësit e krimeve. “Këto janë çastet e fundit të Nikolla Gruevskit, besoj çastet e fundit të Gjykatës së politizuar. Ky gjykim është dëshmi se nuk është e vërtetë ajo…
Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR), kërkon që organizatorët e protestave të dhunshme të 27 prillit në Kuvend “Për Maqedoni të përbashkët” të arrestohen. “Reagojmë deri te institucionet kompetente që të zbatojnë hetim për ndodhitë më 27 prill, para se gjithashtu Ministria e Punëve të Brendshme dhe vlerësojmë se fajtorët më të mëdhenj të hyrjes në Kuvend dhe për nxitjen protestuesve janë mu organizatorët, Bogdan Ilievski, Boris Damovski dhe Vllado Jovanovski”, thonë nga partia. Ata gjithashtu shtojnë se protestat kanë marrë “krahë më të mëdhenj pasi që askush nuk ka reaguar dhe tani vazhdojnë me retorikën e njëjtë”.…
Panel debat me rastin e 3 majit-Ditës botërore të lirisë së mediave do të mbahet sot në BE Info qendrën në organizim të Delegacionit të BE-së në Maqedoni. Siç është paralajmëruar, fjalime hyrëse do të kenë euroambasadori Samuel Zhbogar, shefja e misionit të OSBE-së në Shkup Nina Suoumalainen dhe ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska, njofton AIM. Qëllimi i konferencës, siç kumtojnë organizatorët është që të hapet debat për domosdoshmërinë e reformave mediale në vend përmes forcimit të pjesëmarrjes së mediave, administratës publike dhe shoqërisë civile. Panel debati do të fokusohet në rolin e mediave në ndërtimin…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe nxehtë me vranësira të vogla. Pasdite do të ketë reshje të shiut lokal. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri 12 gradë, kurse gjatë ditës prej 20 deri 30 gradë Celsius.
Nga 27 prilli u zgjodhë kryeparlamentari i kuvendit por kjo kontestohet meqë sot kishim telashet e para ku 51 deputetët nga rradhët e VMRO-së zaptuan zyrën e kryeparlamentarit. Sonte në #ClickPlus në TV21: Talat Xhaferi rrëfen për zgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë! Çështjen e sotshme Talat Xhaferi nuk e vlerson si çështje të papritur, fakti se në mënyrën më të mirë të mundshme kam kryer detyrat e mija funskionale. Do të vë në lëvizje të gjitha funskionet brënda parlamentit, të mënjanohet gjithë ajo katrahurë, jam marrë me punët e mija në përgaditjen e gjithë shkresave, shkresa…

