Dy vëllezër me thikë kanë sulmuar dhe u kanë shkaktuar plagë me thikë dy kushërinjve nga fshati Ropalc të cilët janë për rrezik për jetë.
Siç kumtoi MPB dje rreth orës 20 në fshatin Ropalc, komuna e Likovës, gjatë një zënke familjare, L.O. (19) dhe vëllai i tij 17 vjeçar u kanë shkaktuar kushërinjve të tyre plagë me thikë dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë janë transferuar në Qendrën Klinike Shkup.
Nga SPB Kumanovë ndërmarrin masa dhe aktivitete për ndriçimin e plotë të rastit.

