Mediumet në gjuhën maqedonase kanë njoftuar se kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi është tërhequr nga qëllimi të futet në kabinetin e tij, një ditë pasi tha “unë jam oficer dhe nuk tërhiqem”. Sipas mediumeve, Xhaferi detyrën e tij përkohësisht do ta ushtrojë nga zyra e deputetit. Ndërkohë mediume të afërta me VMRO-në kanë njoftuar se deri sa nuk futet në Kabinetin e Veljanovskit, Talat Xhaferi nuk mund t’i dërgojë letër Ivanovit se është formuar shumicë e re parlamentare. Sipas tyre, vulat që gjenden në kabinetin e Veljanovskit janë vulat e vetme që atë letër mund ta bëjnë legjitime.
Author: Rilinda
EJUP BERISHA Ne në skenën tone politike kemi më shumë fjalë sesa vepra konkrete, kemi më shumë premtime sesa realizime ne kemi më shumë lider reformist formal sesa reformator faktik. Çuditërisht çdo Qeveri e re që është instaluar deri tani në Republikën e Maqedonisë pavarsisht se qfar drejtimi merr apo qfar pozicionimi ka në skenën politike janë munduar dhe mundohen të na e prezentojnë si reformatore. Por fatkeqsisht asnjë Qeveri e deritashme nuk bëri asnjë reformë të qëlluar, me vend dhe pozitive. Ku u tretën gjithë ata Kryeministra reformator që u paraqitën në skenën politike dhe ndenjën aq sa ndenjën…
Artan Grubi nuk ka qenë deputeti i parë i BDI-së që ia ka mbathur nga salla e Press-Qendrës së Kuvendit të Maqedonisë, ku ndodhi dhuna e përgjakshme, kanë thënë gazetarë dëshmitarë për mediumet maqedonase. Sipas tyre, deputeti i parë që është larguar “trimërisht” nga salla ka qenë deputeti Ejup Alimi. Ai, njësoj sikurse më pas edhe Artan Grubi, ka shpëtuar pas asnjë therë në këmbë. Disa mediume maqedonase, shkruajnë se për shkak të ikjes së deputetëve të BDI-së nga salla ku rriheshin barbarisht kolegët e tyre, kjo parti tani më tepër po quhet P-IK (Partia IK), se sa BDI. Mediumeve…
Pas një ndërprerjeje prej një muaj e gjysmë, nesër dhe pasnesër në bankën e të akuzuarve, njëri pas tjetrit, përsëri do të ulen liderët e dy partive më të mëdha politike maqedonase, ai i VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, në rastet kundër tyre që po i udhëheq Gjykata penale në Shkup. Seancat dëgjimore kundër Gruevskit dhe Zaevit vijnë një javë pas kaosit dhe dhunës në Parlament. Një nga rastet, gjegjësisht për atë që është akuzuar lideri i VMRO-DPMNE, së bashku me 13 persona të tjerë i referohen dhunës së ngjashme të tillë (jo aq të përgjakshme) –…
Gjatë fundjavës është kryer vjedhje në zyrën e organizatës “CIVIL- Qendra për Liri”, e cila është njëra nga ata që në mënyrë kritike e observojnë punën e qeverisë dhe institucioneve. Vjedhjen për Fokus e konfirmoi Petrit Saraçini, njëri nga të punësuarit në organizatë. Ditëve të kaluara në organizatë nuk ka pasur të punësuar brenda sepse kanë qenë në udhëtim pune. Janë vjedhur hardisqe dhe laptopa, si dhe gjëra të tjera, ndërsa më e shkatërruar ka qenë zyra e kryetarit të organizatës, Xhabir Deralla. “Dëmi është i madh, por është interesante ajo se janë vjedhur hardisqe derisa ka gjëra më të…
Protestat e nismës “Për Maqedoni të përbashkët” u rikthyen përsëri pas një pauze disa ditore. Kësaj radhe organizatorët kërkuan që tërësisht të shlyhet nga memorja e tyre dhuna ndaj deputetëve mbrëmjen e së enjtes e cila u përshkallëzua pikërisht gjatë protestës së tyre. Për dallim nga ditët e tjera në protestat e sotme numri i forcave policore ishte dukshëm më i madh, gjë që ndikoi që protesta e sotme të kalojë pa incidente.
Maqedonia duhet patjetër të zbatojë hetim për dhunën që ndodhi në Kuvend të enjten e shkuar dhe në mënyrë adekuate t’i sanksionojë personat e përfshirë. Ishin këto porositë e ambasadorit holandez në Shkup, Vauter Plomp, përcjell Alsat M. Sipas tij mirë është që të gjithë i kanë dënuar këto ngjarje, por njëherazi përmend se më e rëndësishme është të formohet Qeveria që do ta lëvizë vendin drejt integrimeve euroatlantike. “Hapi i radhës duhet të jetë hetim dhe akuzat e plota kundër atyre që i kryen këto vepra serioze, si dhe kundër atyre që e kanë lehtësuar zbatimin e kësaj, dhe…
“Sulmuesit nuk i njoh, pasi që kanë qenë me maska në kokë, përveç sulmuesit të deputetes, Radmilla Sheqerinska”, kështu deklaroi njëri nga organizatorët e protestuesve të të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët” më 29 prill, dy ditë pas dhunës në Kuvend. Ai nuk ndjen përgjegjësi për dhunën. Edhe pse në inçizime, shihet se si protestuesit e dhunshëm rrahin deputetë e gazetarë dhe demolojnë gjithçka rreth tyre, ai tha se njerëzit e iniciativës që kanë hyrë në Kuvend janë paqedashës dhe nuk kanë dashur të sulmojnë askënd. Megjithatë, sot gjithandej është shpërndarë një fotografi ku Ilievski bisedon me njësitet speciale…
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka folur për krahasimet që bëhen ndërmjet situatave politike në Maqedoni dhe Shqipëri, duke i quajtur si krahasime të pandershme. Sipas tij, janë “më e pakta të pandershme politikisht” krahasimet e bëra nga Lulzim Basha. “Krahasimi që i bën Lulzim Basha situatës në Shqipërië me atë në Maqedoni, duke thënë madje që është 10 herë më e rëndë se në Maqedoni, më e pakta mund t’u them që është totalisht e pandershme politikisht”, deklaroi në Top Story kryediplomati shqiptar. Ministri Bushati ka folur edhe për lajmet e portaleve që ai i quajti si…
Martin Protugjer, ish-shefi i kabinetit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka përfunduar në Klinikën e Kardiologjisë, raporton portali dokaz. Sipas këtij lajmi të pakonfirmuar, Protugjer që është një nga protagonistët e bisedave të përgjuara, ka gjetur këtë mënyrë për të ikur larg vendit, me preteksin për shërim jashtë shtetit. Por “dokaz” shkruan se ate po e ruan policia, pikërisht afër dhomës ku ai po qëndron. Ky portal shkruan se Protugjer po përgatit alibi për të ikur jashtë shtetit dhe në këtë mënyrë është shtrirë për të kërkuar vërtetim nga mjekët. Kjo sipas “dokaz” nënkupton se ai do me ikë nga Maqedonia.
Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 para gjykatësit të procedurës paraprake dje është dërguar edhe një person dhe është pranuar propozimi për paraburgim i Gjykatës Themelore Publike (PTHP). Gjykata edhe këtij personi i caktoi masë paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditësh, informojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Gjatë ditës së djeshme në Gjykatën Themelore Shkupi 1 – Shkup para gjykatësit të procedurës paraprake u dërguan shtatë persona për të cilët gjykata pas vlerësimit të propozimit të PTHP-së e pranoi propozimin dhe katër personave u caktoi masë paraburgimi, një personi i caktoi masë paraburgim shtëpiak dhe dy personave masë kujdesi, njoftuan nga…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira. Pasdite në disa vende do të jetë jostabil, ndërsa do të ketë kushte për reshje të shiut. Do të fryejë erë e lehtë. Temperaturat ditore do të lëvizin prej 09 deri 21 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë deri 20 gradë Celsius.

