“Sulmuesit nuk i njoh, pasi që kanë qenë me maska në kokë, përveç sulmuesit të deputetes, Radmilla Sheqerinska”, kështu deklaroi njëri nga organizatorët e protestuesve të të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët” më 29 prill, dy ditë pas dhunës në Kuvend.
Ai nuk ndjen përgjegjësi për dhunën. Edhe pse në inçizime, shihet se si protestuesit e dhunshëm rrahin deputetë e gazetarë dhe demolojnë gjithçka rreth tyre, ai tha se njerëzit e iniciativës që kanë hyrë në Kuvend janë paqedashës dhe nuk kanë dashur të sulmojnë askënd.
Megjithatë, sot gjithandej është shpërndarë një fotografi ku Ilievski bisedon me njësitet speciale në çastet kur turma kishte vërshuar Kuvendin.
Njëri nga udhëheqësit e protestave të shoqatës ”Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski, deklaroi para disa ditësh se nuk ndjen përgjegjësi për atë çfarë ndodhi në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai mohoi të ketë njohje me personat e përfshirë në sulmin ndaj gazetarëve dhe deputetëve, sidomos me ata ta maskuarit.
Megjithatë, fotografia më poshtë tregon se Ilievski ishte i pranishëm në brendi të Kuvendit, madje duket sikur konsultohet me policët.
Afër tij vërhehet edhe një person i maskuar.






