Author: Rilinda

ër dallim nga shumë qytete të botës ku rëndom 1 Maji shënohet me protesta për të drejtat e punëtorëve, shumica e qytetarëve në Maqedoni si rëndom edhe këtë vit vendosën të dalin në piknik në qendra rekreative, apo pranë lumenjve dhe liqeneve. “Kjo është ditë feste dhe dolëm të marrim pak ajër të pastër”, thonë qytetarët, të cilët duket se të paktën sot kanë vendosur të injorojnë krizën politike. “Sot festë është, dalim të festojmë këtu, bëjmë grill, shoqërohemi. Në këtë ditë shikojmë një rekreim të mirë, një shëtitje të mirë nëpër natyrë. Natyra është e mirë, ajri është i…

Lexo më Shumë

“Në Maqedoni nuk mund të formohen institucione paralele qeverisëse, edhe përkrah rezistencës së OBRM-PDUKM-së për ta dorëzuar pushtetin”, thekson ish-kryetari i Kuvendit, Tito Petkovski. Sipas tij, ministrat e OBRM-PDUKM-së tani janë pjesë e pakicës. Petkovski faktin që edhe pas pesë muajve nga zgjedhjet parlamentare vendin e udhëheq një qeveri teknike, e quan të pashembullt. Kabineti i ri qeveritar i cili do të formohet me ose pa mandatin e presidentit Ivanov, sipas Petkovskit, do t’i merr kompetencat në ministri, ndërsa refuzimi i OBRM-PDUKM-së ta dorëzojë pushtetin do të thotë që ata mund edhe të detyrohen për atë. Refuzimi i OBRM-PDUKM-së të…

Lexo më Shumë

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” prej ditës së nesërme do të vazhdojnë me protestat e tyre. Në Shkup dhe në disa qytete tjera, nesër në orën 17 ata përsëri do të mblidhen për siç thonë, “mbrojtje të unitaritetit të shtetit”. “Jemi krenar për qytetarët të cilët në periudhën e kaluar treguan guxim, dinjitet dhe nder para padrejtësisë. Qytetarët që qëndrojnë pas idesë “Për Maqedoni të përbashkët” do të mundësojnë që qytetarët në vend të jetojnë pa diskriminim. Askush nuk ka të drejtë të shkel Kushtetutën dhe të mendojë se në mënyrë joligjore do të zgjedh kryetarin e Kuvendit. Nëse…

Lexo më Shumë

Papa Françesku bëri thirrje për lutje për Maqedoninë për shkak të situatës serioze politike në vend dhe pas dhunës në Parlamentin e Maqedonisë të enjten. Papa thirrjen për lutje e dërgoi në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, para rreth 10.000 personave. Kryetari i Kishës katolike i foli besimtarëve edhe për situatën në Venezuelë, duke kërkuar që t’i jepet fund dhunës dhe krizës së rëndë humanitare, sociale, politike dhe ekonomike në këtë vend. Ai shprehu shqetësim për shkak të numrit të madh të një numri të viktimave dhe personave të lënduar në Venezuelë.

Lexo më Shumë

Serbia nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, ka deklaruar sot kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i cili është në ditët e fundit të mandatit kryeministror dhe së shpejti pritet të merr postin e presidentit të Serbisë. “Atje jeton një popull miqësor të cilit i dëshirojmë qetësi dhe stabilitet”, ka thënë Vuçiq pas vizitës së basenit të minierës “Kolubara”. Ai më tej tha se Serbia është vend i vogël ku është e rëndësishme rajoni të jetë i qetë dhe stabil. “Për ne është e rëndësishme të jetë e qetë, Ballkani të jetë i qetë. Është e jona që ta ruajmë…

Lexo më Shumë

SUTKOZ, AOGJSH, AGRO, SIEM, SMS dhe SMEA të gjithë punëtorëve në Maqedoni ua urojnë 1 Majin, Ditën e punës dhe u dëshirojnë paga më të mëdha dhe të drejta të punëtorëve, kushte më të mira për punë dhe jetë më të mirë për të cilët do të luftojnë së bashku me ta. “Nga sot kemi portal të ri i cili quhet ‘sindikalec’. Në të çdo ditë mund të paraqitet presion ndaj punës, parregullsi, mobing dhe të kërkohet ndihmë juridike në mënyrë anonime ose me emër dhe mbiemër. Ne në afat prej 24 orëve do të përgjigjemi dhe do të ofrojmë…

Lexo më Shumë

Të drejtat sindikale dhe të drejtat e marrëdhënies së punës në mediat e Maqedonisë përfaqësohen në nivel të gabimit statistikor prej vetëm 3,5 për qind, tregon monituringu për njoftim të mediave i zbatuar nga ana e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Nëpunësve Mediatikë (SPGNM) i zbatuar në periudhën nga shkurti deri në prill të vitit 2017. “Në periudhën kohore nga tre herë për një javë ose gjatë 21 ditëve në shtatë media që ishin ndjekur janë publikuar gjithsej 2.818 përmbajte gazetareske, më saktë tekste apo TV-kronika, prej të ciave vetëm 100 kanë të bëjnë me temat në interes të…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për “360 gradë” Alsat M, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski, ka folur për reagimin e anëtarësisë së LSDM-së dhe partive tjera të shumicës parlamentare, ku deputetët ishin cak i sulmit në Parlament. ‘Nuk ka incident më të rëndë sesa të lejojë hyrjen policia për të gjithë ata që protestuan në institucionin shtetëror. Goditje tempullit të demokracisë. Është normale që mbështetësit e LSDM-së, pas njoftimit të asaj që na ndodhi brenda neve në Parlament, që të mblidhen. Dy mijë, tre mijë njerëz, nuk e di sesa kanë qenë në moment para selisë së LSDM-së. Kjo është…

Lexo më Shumë

Pasi dje 7 persona janë privuar nga liria për shkak dhunës në Kuvend më 27 prill, të pjesëmarrësit e dhunës në Kuvend, mbisundon shqetësimi dhe ndjenja e manipulimit nga ana e politikanëve dhe mentorëve të cilët i kanë nxitur që të mobilizohen dhe “ta mbrojnë shtetin”, thonë për DW në gjuhën maqedonase, burime të partisë VMRO-DPMNE-, transmeton Portalb. Sinjali i parë për shënim ka arritur në rrjetet sociale. Udhëheqësi i organizatës nga Velesi “Andon Llazarov Janev – Qosja”, Goran Angellov dhe ish pjesëtar i njësitit special “Luanët”, kërkoi që presidenti Gjorge ivanov t’i amnistojë të gjithë personat të cilët kanë…

Lexo më Shumë

A është Maqedonia shtet i shqiptarëve? Disa qasje politike të SHSH-së në Çikago Për popullin shqiptar në Maqedoni,që nga viti 1945,ata e patën statutin e pakicës kombëtare dhe përmes këtyre ,,ligjeve,,ata janë anashkaluar në margjinat e kohës dhe tërë jetën e kanë zhvilluar përmes rrugëve të mërgimit ,që me paratë e fituara me mund i bënë tërë ekonominë familjare,kështu rithekson SHSHA në Çikago në disa qasje politike aktuale sot. Ngjarjet e vandaliste të bandave kriminele të Nikolla Gruevskit në parlamentin e përgjakur të Maqedonisë,tregon më së miri se në çfarë gjendje e ka sjell këtë vend multietnik qeveria për këto…

Lexo më Shumë

Aktori Vllado Jovanovski arsyetohet në profilin e tij në Facebook se nuk ka lënduar askënd dhe askujt nuk i ka bërë asgjë, ndërsa sa ka qenë në Kuvend askkujt nuk i ka shkaktuar lëndime, por i ka ndihmuar të lënduarit dhe u ka dhënë ujë policëve. Ai shkruan se, prej kur u kthye nga fshati Sllepçe, u ka shokuar kur e ka hapur profilin e tij të facebookut. “Nejse kur para pak e hapa kompjuterin, ka çfarë të shoh. Tashmë më kanë dënuar “shokët” e fejsbukit. Më dënuan edhe të më djegin nëse mundet, pa dallim se unë nuk i…

Lexo më Shumë