Ministri i gjerman i Shtetit për Çështjet e Europës, Michael Roth, me mesazh deri më tani më të drejtpërdrejtë nga të gjithë dënimet që kanë ardhur nga bashkësia ndërkombëtare, deklaroi për dhunuesit për “barbarë nacionalist”. “Barbarët nacionalist duan të shkatërrojnë gjurmët e fundit të kulturës demokratike në Maqedoni. Unë jam tronditur “, ka shkruar Roth në llogarinë e tij në Twitter.
Author: Rilinda
Robert Bosch, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë ka reaguar ndaj deklratave të Ivica Daçiqit i cili kishte akuzuar në njëfarë mënyre shqitparët për incidentet në Maqedoni. Bosch i njohur për reagimet e tij të ashpra edhe sa e ushtronte funksionin e ambasadorit në Kosovë, i ka krahasuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni me ato të serbëve në Kosovë, shkruan lajmi.net. “Ai (Daçiq) nuk duket se do të kujdeset edhe për 30% të popullsisë shqiptare në Maqedoni, të cilët nuk mund të marrin pjesë plotësisht në jetën politike, dhe gjuha e tyre nuk është gjuhë zyrtare”, ka shkruar Bosch në…
Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri ka zbuluar diçka tronditëse, dhe sipas tij ky dhe partia e tij është përgjegjëse e dhunës së ushtruar ndaj deputetëve.
Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev sot bisedoi me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini për situatën e fundit në Maqedoni. Ai ka përshkruar bisedat si të detajuara. “Kemi biseduar shumë për situatën në Maqedoni. Ajo është alarmante”, është shprehur Radev. Ai gjithashtu ka bërë thirrje drejt BE-së që të ndihmojë përmirësimin e dialogut ndërpartiak. “Më kanë garantuar se çështja e Maqedonisë do të shqyrtohet seriozisht dhe pres që të përkrahet vizioni ynë se BE-ja duhet të ndihmojë të përmirësojë dialogun ndërpartiak dhe ndërinstitucional. Kjo është më e rëndësishme për rruajtjen e sigurisë…
Stojançe Angellov në profilin e tij në Facbook shkruan se Nikolla Gruevski ka paditur “branitellat” e lënduar maqedonas, që t’i kthejnë paratë e tyre të përgjakshme që i kishin marrë si dëmshpërblim për shkak se kanë humbur pjesë të trupit, sipas Angellovit, duke e mbrojtur atdheun. “Ka paditur dhe familjarët e të vrarëve në Vejcë, ka paditur prindërit, baballarët dhe nënat, gratë dhe fëmijët e të vrarëve. Unë personalisht e kam lutur Nikolla Gruevskit të largojë këto padi të pakuptimta, por ai as që donte të dëgjojë”, shkruan Angellov. Ai gjithashtu thekson se gjatë ditëve në vijim do të postojë…
“Nëse në afat prej dy ditëve nuk fillojnë që të arrestohen dhe nëse nuk u shqiptohet masë paraburgimi të gjithë dhunuesve të cilët shihen në video, ne qytetarët kemi të drejtë në arrestimin civil të terroristëve të Kuvendit dhe vetëmbrojtje. Nëse këto kriminelë janë në liri është i rrezikuar jeta dhe siguria e çdonjërit prej nesh”, thotë profesoresha universitare, Mirjana Najçevska, njofton Portalb. Ajo shton se menjëherë duhet të suspenohen policët që kanë lejuar që dhunuesit të hyjnë në Kuvend. “Çdo polic që shihet në inçizime se nuk e ka kryer detyrën menjëherë të suspendohet, t’i merret arma dhe të…
Moti në Maqedoni nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me reshje të shiut të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të pasura me bubullimë dhe me erë mesatare të përforcuar verilindore. Reshjet do të jenë të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore të vendit. Temperaturat do të ulen për 4 deri në 5 gradë në krahasim me temperaturat e sotme. Nga e hëna pason periudhë kur në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të shiut dhe me paraqitje të bubullimave të rralla. Për shkak të shkarkimeve jugore të ajrit, temperaturat…
Kryeministri teknik i Qeverisë së Maqedonisë, Emil Dimitriev, pas dhunës e cila shpërtheu në Kuvendi e Maqedonisë doli në konferencë për shtyp para gazetarëve. Gjatë konferencës së djeshme me mediat, ia gaboi emrin ministrit të brendshëm Agim Nuhiu, duke e quajtur Arben. Dimitriev thotë se nuk pajtohet me tentimin e ministrit të punëve të brendshme “Arben Nuhiu” të personalizojë përgjegjësinë e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, i cili thekson, se e ka marrë besimin e tij. https://www.youtube.com/watch?v=yuylnRuamPY
Gazeta prestigjioze zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ) në një artikull të botuar të premten, mbrapa dhunës së parmbrëmshme në Shkup e sheh Gruevskin. “Sulmi mbi parlamentin dhe nxitja e tensioneve ndëretnike janë bërë për të penguar ndërtimin e një qeverie të re. Vendi është më labil se kurrë”, thuhet në artikullin me autor korrespondentin e NZZ për Ballkan, Andreas Ernst. Pasi përshkruan skenat e njohura dramatike të të enjtes mbrëma në ambientet e parlamentit, autori thotë se “policia nuk ka pasur vullnet ose mundësi për ta mbrojtur godinën e parlamentit, edhe pse nacionalistët e VMRO-së prej javësh po kërcënonin me…
Persona të maskuar, ndër të cilët shihet edhe njëri si i dyshuar si organizator, duke lëvizur në Kuvend, por duke dhënë urdhëra dhe duke vëzhguar situatën e dhunës së egër. Ai shihet se në disa raste ndërhyn, duke kërkuar që të ndërpritet dhuna, pasi që mjaftueshëm ishin rrahur deputetët. https://www.youtube.com/watch?time_continue=133&v=UlaixQ8G8EI
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, në një intervistë në “Top Tema” mbrëmë tha se nuk “është e saktë që dhunuesit të cilët i kanë rrahur deputetët, kanë dashur ta vrasin liderin e LSDM-së, Zoran Zaev”. “Nëse ata do të kishin dashur ta vrasin, atë do ta kishin bërë, pasi në hapësirë ka pasur me qindra njerëz. Dikush do ta kishte nxjerr pistoletën dhe do ta kishte vrarë”, tha Gruevski.
“Utrinski vesnik” dhe “Vest”, po shuhen per shkak te gjendjes se keqe financiare te kompanisë “Media Print Maqedoni”. Ndermarja “Qendra grafike” e cila është nën pronësi të MPM është shtypëse e gazetave “Dnevnik”, “Utrinski vesnik”, “Vest”, “Makedonski sport”, “Tea moderna”, në Gjykatën Themelore Shkupi 2 ka filluar procedure parahetimore. Këto mediume do të vazhdojnë të funksionojnë si portale, me 113 të punësuar nga gjithsje 230.

