Author: Rilinda

Kryesia qendrore e BDI-së po mban edhe në këto momente një mbledhje të jashtëzakonshme. Anëtarët e kryesisë pritet në çdo moment të dalin me qëndrimet zyrtare lidhur me situatën në vend dhe vendimet që do të marrin. Para fillimit të takimit, nënkryetarja e integristëve, Teuta Arifi, ka dënuar aktin e mbrëmshëm në Kuvend, duke e quajtur turp për të gjithë vendin.

Lexo më Shumë

Ish ministri i MPB-së dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski në intervistë në emisionin “360 gradë”, zbuloi se shumica e njerëzve me maska që kanë hyrë në parlament ishin të armatosur, dhe se një pjesë e policëve nuk donin të ndihmonin, thonin se nuk kemi urdhër, përcjell TetovaSot. Ne i dimë këta njerëz që ishin në sulmin e parë, dhe kjo ishte një plan i qëllimshëm për vrasje. Ata bërtisnin që do të likuidohemi. Turma hyri përmes portës kryesore të Parlamentit, disa deputetë kanë hequr pengesat e hekurta tek dyert. Ata që hynë u drejtuan direkt në një…

Lexo më Shumë

Lideri LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin “Top Tema” në Tv Telma ka thënë se Trajko Veljanoski ka afat deri të martën që t’ja dorëzojë detyrën kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, duke shtuar se LSDM-ja tash kërkon që në mënyrë të qetë të zgjidhen problemet dhe beson se ashtu edhe do të ndodhë. “Deri më tani treguam se ekzistojnë shumë mënyra alternative që nuk shprehin dhunë, do presim me ditë, kryeparlamentari i ri do të njoftojë Ivanovin se është zgjedhur në krye të kuvendit dhe do t’i kërkojë mandatin për shumicën parlamentare, do ketë ne dispozicion 10 ditë, unë…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska është e ftuar në 24 vesti ku tregon tmerrin e përjetuar mbrëmë. Ajo ka thënë se ka parë Ziadin Selën se si po luftonte me jetën, dhe se ka përjetuar dhimbje të mëdha në kokë, por që sot ka kuptuar se e ka më të lënduar qafën. Radmilla Sheqerinska tha se nuk është mërzitur shumë për dhunën por që po se prisnin të ekzekutoheshin nga huliganët. “Huliganët ishin të përgatitur për të mbytur dhe vrarë, në listë kishin 7 deri në 8 deputetë por fal Zotit ne shpëtuam” deklaroi Sheqerinska.

Lexo më Shumë

Deputetja me e zëshme për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Mesila Doda ka reaguar edhe për incidentin e dhunshëm në Parlament. Ajo në shkrimin e saj thotë se Shqiptarët duhet të reagojnë si një fuqi e vetme përballë çdo sulmi. “Nuk kish si të ndodhte ndryshe. Një shoqëri që ushqehet me fantazmat e urrejtjes etnike, nje klasë politike albanofobe, drejtues shteti që e kanë shpallur hapur urrejtjen ndaj gjysëm milioni shqiptarëve, nuk mund të bënin tjetër veç të sillnin urrejtjen, dhunën, fyerjen e viteve të tëra bashkë në sytë e të gjithë botës”, thekson Doda. Ajo gjithashtu i ka…

Lexo më Shumë

Gruevski personalisht është ndoshta një viktimë e ndonjë klike rreth tij, por unë do të doja të këshillojë: ai ndoshta, shpejt ose më vonë, nuk mund të shpëtojë nga gjyqësori të pavarur. Ai duhet të sjellë vendim, nëse ajo vjen deri tek ajo është e nevojshme, para autoriteteve gjyqësore të qëndrojë për shkak të korrupsionit, në vend që gjendje të eskalojë që mund të jetë përgjegjës ndonjë krim lufte. Këtë në intervistë me Deutsche Welle e tha deputeti në Bundestag Josip Juratoviq (SPD), duke theksuar se gjëja më e rëndësishme është Evropa dhe komuniteti ndërkombëtar tani për të përqëndrohet në…

Lexo më Shumë

Një person i nacionalitetit shqiptar është kapur nga aparatet e fotoreporterëve gjatë sulmit të mbrëmshëm të protestuesve ndaj deputetëve në kuvend. Sipas portaleve shqiptare nga Shkupi bëhet fjalë për një Fatmir nga lagja Dizhon e Shkupit. Në profilin e tij në Facebook që e ka të shkruar me kirilic ai ka gjithë miqtë maqedonas të “Tvrdokornite” bile edhe personin që mendohet se ka sulmuar Zoran Zaev. Ai në Facebook ka foto edhe me gazetarin ultranacionalist maqedonas Milenko Nedelkovski.

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov ia uron zgjedhjen Ilir Metës, për president të Shqipërisë, dhe i dëshiron sukses në kryerjen e funksionit. Jini të sigurtë në gadishmërinë time të plotë në atë plan dhe dëshirat më të sinqerta për punën me sukses të mëtejshme, shëndet të mirë dhe lumturi personale, theksohet në urimin e Ivanovit dërguar Metës.

Lexo më Shumë

Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDM) në kumtesën deri tek mediat e dënoi dhunën në Kuvend në të cilën, siç thonë, janë lënduar rëndë qindra persona, ndërsa i gjithë kombi përjetoi traumë të rëndë. “Ishim dëshmitarë të mosfunksionimit të institucioneve. Kërkojmë përgjegjësi urgjente dhe dënimin e të gjithë organizatorëve dhe zbatuesve të sulmit të dhunshëm në Kuvend. Të gjithë së bashku duhet të sigurojmë mbrojtje dhe funksionim normal dhe profesional të institucioneve, të cilat janë garantuesi i vetëm për zbatimin e rendit demokratik”, thuhet në kumtesën e RDM-së. Vetëm një zgjidhje e mirë dhe demokratike e krizës, siç thuhet në kumtesë,…

Lexo më Shumë

Forumi Rinor Evropian (FRE), trupi më i madh përfaqësues i të rinjve në Evropë dhe Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë me kumtesën e përbashkët i dënojnë ngjarjet e fundit politike dhe shkeljen e proceseve të qeta dhe demokratike, si dhe involvimin e të rinjve në to. “E shprehim brengosjen tonë që në mesin e personave të cilët në mënyrë të dhunshme e shprehën pakënaqësinë e tyre ndodheshin edhe të rinj. Kjo mënyrë e shprehjes së pakënaqësisë është në kundërshtim me vlerat demokratike evropiane. Shtesë ne e mbështesim lirinë e shoqërimit dhe lirinë e shprehjes dhe kërkojmë të gjitha palët të…

Lexo më Shumë

Parlamenti i Maqedonisë mbrëmë u përgjak dhe vandalizua kur banditë të VMRO-DPMNE’së hynë në ndërtesë dhe sulmuan duke e gjakosur në kokë liderin e LSDM’së Zoran Zaev, ndërsa lënduan rëndë deputetin shqiptar Ziadin Sela. E gjithë kjo ndodhi pasi shumica parlamentare zgjodhi për kryetar të Kuvendit deputetin shqiptar të BDI’së Talat Xhaferi. Një nga udhëheqësit e këtij grupi vandalësh ishte edhe një person që kishte të veshur një maicë të zezë me shenja neo-ustashe në të. Në rrjetet sociale, tani janë postuar fotografi ku tregohet ky person i shoqëruar me kryetarin e VMRO-DPMNE’së Nikola Gruevski. Ky huligan i cili bashkë…

Lexo më Shumë