Deputeti i VMRO-DPMNE_së, Ilija Dimovski duke ju drejtuar Zoran Zaevit, tha se përzgjedhje e kryetarit të Kuvendit jashtë sallës së Kuvendit nuk do t’i sjell Maqedonisë diçka të mirë. “Unë dua tu lus sinqerisht të mos mundoheni tua merrni deputetëve të drejtën e fjalës, sepse kjo nënkupton marrjen e së drejtës së fjalës popullit. E dyta tu lus shumë sinqerisht mos u mundoheni të bëni grusht shtet, ju lus sinqerisht si njeri, nuk mendoj se zgjedhja e kryetarit jashtë këtij objekti, jashtë sallës, do të jetë e mirë. As i Kuvend dhe as ajo Qeveri nuk do të jetë e…
Author: Rilinda
Qeveria aktuale mendon dhe ndërmerr aktivitete përgatitore për dhënien e euroobligacioneve të realizuar në katërmujorin e parë të 2017 për t’i shlyer borxhet të cilat duhet të paguhen vitin e ardhshëm, njofton shërbimi informativ i biznesit “Intelinjus” (Intellinews) duke u thirr në burimet e bankës austriake “Rajfajzen”. Në këtë lajm më tej thuhet se nëse euroobligacionet e reja realizohen afati më i shkurtë i realizimit të pagesës do të ishte 1 dhjetori i 2020-s por se nuk dihet se sa do të jetë shuma e tyre. Nga Ministria e Financave për “Intelinjus” kanë shprehur se nuk dihet se kur dhe…
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, edhe këtë vit për të gjashtën herë me radhë vazhdon me realizimin e Karvanit të Odës. Ideja e Karvanit, siç paralajmërohet është të vizitohen kompanitë anëtare dhe kompanitë potenciale për anëtarësim. “Qëllimi i aktivitetit është që të jemi sa më afër bizneseve për të parë problemet që hasin gjatë veprimtarisë së tyre si dhe prezantimin i raportit vjetor dhe financiar nga viti i kaluar, plani vjetor dhe financiar të vitit 2017, shërbimet të cilat OEMVP i ofron, prezantimin e projekteve të reja ku Oda është e kyçur që kanë të bëjnë me përmirësimin e klimës…
Një takim eventual i liderëve nuk mund ta kthejë vendin në binar. Sipas politologut Deniz Memedi dhe se një takim i këtillë mund të shfrytëzohet për të mbrojtur interesa të ngushta partiake dhe jo për të mirën e përgjithshme. “Nga rrjedhoja e ngjarjeve të deritanishme mundë të shohim që kemi fortifikim të pozicioneve nga palët të involvuar në krizë. Nuk ka zbutje të qëndrimeve që të shkohet një hapë para për ta zhbllokuar procesin dhe për tu rikthyer vendi në gjendje normale. Është diskutabile çështja e takimit të sërishëm të liderëve duke pasur parasysh epilogun ende pa u mbajtur takimi.…
Një Agjent i shërbimit sekret maqedonas ka kërkuar azil në Greqi, shkruan PlusInfo. Ai ka thënë se do të paguajë me jetë nëse vjen në Shkup, sepse din shumë sekrete, për siç ka thënë, rastin e montuar në Lagjen e Trimave. Gjykata Supreme në Greqi do ët duhet të vendosë nëse do të pranohet kërkesa e këtij 30 vjeçari për azil, i cili ka qenë udhëheqës në sektorin për antiterrorizëm të një shërbimi sekret në Maqedoni, kurse ka ikur dhe ka kërkuar azil te fiqu jugor, shkruajnë mediumet greke.
Alajdin Demiri, politolog dhe ish diplomat në intervistën e tij për Lajm TV pohon se elitat politike shqiptare janë sjellë konform nevojave të VMRO-DPMNE-së, nevojave të pushtetit. “Kanë qenë kooperues të pakuptimtë të pushtetit. E patën MO-në dhe nuk krijuan instrumente të inicojnë Marrëveshjen e Ohrit, që do të thotë se partitë politike shqiptare nuk ditën ose nuk deshën ta realizojnë MO-në, për arsye se marrëveshjet prodhojnë instrumente ose ligje që me automatizëm legalizohen dhe plotësohen. Mirëpo, partitë politike u nisën në një rrugë tjetër, krijuan sektorin për marrëveshje, takimet me liderë, u reduktua demokracia në takime të katër njerëzve…
Sipas profesorit universitar dhe njohësit të çështjeve politike, Denko Maleskit, në Maqedoni mungon kultura e llogaridhënies. Ai në kolumnën e tij të fundit vë në theks se sistemi rus dhe ai maqedonas nga BE quhen si “shtete të robëruara”. “Atje ku nuk ka llogaridhënie ka pushtet të pakontrolluar. Ndërkaq përfaqësuesit e qeverisjes së këtillë, në mungesë të shtetit të së drejtës, pa pengesë zhvillojnë dy projekte: njërën për “të mirën e përgjithshme” dhe tjetrën për pasurim personal”, shkruan Maleski.
Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski është parë në parkun dhe bazën ushtarake “Jasen”. Këtë e kanë theksuar banorë që jetojnë afër parkut, të cilët thonë se Gruevski kishte ardhur i shoqëruar nga eskorta policore. Ai ka vizituar zonën dhe më pas është larguar. Po sipas banorëve, edhe zyrtarë të tjerë shtetëror kanë qenë në këtë bazë. “Jasen” është rezervati malor dhe baza e njohur ushtarake nga koha e ish-Jugosllavisë, e cila gjendet në periferi të Shkupit. Javorja “Fokus” shkroi se nga kjo bazë presidenti Gjorgje Ivanov do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe do të nis me operacionin e arrestimeve…
Në 24 orët e fundit në Shkup kanë ndodhur 12 aksidente komunikacioni, pesë nga të cilat kanë përfunduar me dëme materiale, kurse në pesë tjera ka patur shtat; persona të lënduar lehtë. Në dy nga këto aksidente janë lënduar rëndë dy persona, një bashkëudhëtar dhe një çiklist. SPB e Shkupit bën të ditur se janë sanksionuar 12 shoferë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. Dy shoferë nuk i kanë respektuar kalimtarët në komunikacion, dy të tjerë kanë kaluar në semafor të kuq, kurse tetë shoferë nuk kanë patur patent shoferi.
Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSL) sot do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me Koalicionin e organizatave për të rinj – SEGA, me çka do të fillojë fushata onlajn për promovim të politikave dhe programeve për të rinj. Në vigjilje të Ditës ndërkombëtare të punës – 1 Majit, KSL dëshiron që të vendosë bashkëpunim me organizatat e të rinjve për shkak të përmirësimit të pozicionit ekonomiko-social të të rinjve në shoqëri dhe krijimin e politikave për përfshirjen e tyre më të madhe si dhe promovimin e të rinjve në tregun e punës, paralajmëroi KSL.
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në kumtesën e sotme porosit që të ndërprehen bllokadat dhe opstrukcionet për proceset demokratike dhe se të punohet ashtu siç është e paraparë me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën. “Interesi kryesor i qytetarëve është që të fitojnë Qeveri të re reformuese ashtu siç edhe u votua”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Nga kjo parti thonë se jeta normale, ekzistenca e qytetarëve, stabiliteti shtetëror dhe funksionimi i sistemit shtetëror nuk duhet të rrezikohet nga askush. “Të gjithëve u është e qartë se ekziston program i Qeverisë së re reformuese e cila e garanton unitaritetin e shtetit,…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë jugore e dobët deri në mesatare. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë jugore e dobët deri në mesatare. Deri të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe do të fryjë erë jugore, veçanërisht e shprehur përgjatë Vardarit. Temperaturat do të jenë në rritje. Më pas vranësirat do të rriten, ndërsa mot…

