Ndryshe Çavkov njihet si kuadër i preferuar i BDI-së, sepse deputetët e kësaj partie dy herë e kanë votuar për ministër të punëve të brendshme.
Në konferencën për shtyp të Ministrisë së Punës së Brendshme, ministri Agim Nuhiu tha se një pjesë e strukturave të MBP-së i kanë shkaktuar dëme të madha shtetit dhe vlerave demokratike.
“Kjo që ndodhi është një e keqe e madhe. Për të përmirësuar këtë, nevojitet një angazhim jo vetëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe i më shumë institucioneve si Prokuroria dhe gjyqësori”, tha Ministri Nuhiu.
Ai gjithashtu tha se ka formuar një grup pune që ka për qëllim që do të hetojë shkeljet, mos zbatimin e obligimeve nga zyrtarët e MPB-së. Nuhiu theksoi se çdokush do të përgjigjet për veprimet e tij. “Ju informoj se deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë kam iniciuar propozim për shkarkimin e Mitko Çavkovit, edhe nga funksioni i Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, me status kam caktuar që koordinator të jetë Goranço Savoski”, tha ministri Nuhiu.
Ai përmendi dhe mediat të cilët kanë pasur rëndësi të veçantë dhe iu falënderua atyre që raportuan profesionalisht.
Edhe pse ka shprehur shumë vërejtje ndaj Mitko Çavbkovit dhe ka kërkuar që qeveria ta shkarkojë nga podti drejtor në DSP, Nuhiu nuk e pa të aresyeshme të kërkojë falje para opinionit që e ka emëruar Çavkovin shef të shtabit operativ, me çka mori mbi vete fajin për ngjarjet e dhunshme në Parlament. Ndryshe Cavkov njihet si kuadër i preferuar i BDI-së, sepse dy herë e ka votuar për ministër të punëve të brendshme.

