Gjykata ka ngrirë pronën e biznesmenit Sead Koçan i cili tanimë 2 muaj është në arrati jashtë shtetit. Prona është ngrirë me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike, njofton “Faktor”.
Sipas informatave, është bllokuar e gjithë prona e patundshme si dhe llogarit e kompanive dhe llogaritë personale të Koçanit.
Ndryshe ndaj Koçanit është hapur hetim për rastin nën emrin “trust”, ku është i dyshuar sepse me firmën e tij “Transmet”, përmes dokumenteve të rrejshme nga kompania shtetërore ELEM ka arritur që të fitoj tender në vlerë prej 17 milion euro.

