Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar jugore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri 12 gradë, ndërsa e ditës prej 18 deri 27 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 26 gradë.

