Gjykata e Lartë e Maqedonisë sot në seancë më të zgjeruar të përgjithshme shqyrtoi raportin për punën e gjykatave për vitin 2016.
Në pajtim me Rregulloren për punë të Gjykatës së Lartë, përveç gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në seancë morrën pjesë edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative, kryetarët e Gjykatave të Apelit të Shkupit, Manastirit, Gostivarit dhe Shtipit.
I ftuar ishte edhe kryetari i Këshillit gjyqësor të Maqedonisë, njofton Almakos.
27 Gjykatat Themelore dhe dy gjykatat Administrative në Maqedoni, në përgjithësi me sukses kanë procesuar lëndët e reja të pranuara gjatë vitit 2016, si dhe kanë aritur të zvogëlojnë numrin e lëndëve të vjetra.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Jove Vangellovski në një deklart për gazetarët pohoi se sikur për vitet e kaluara, edhe për vitin 2016, të dhënat në referatet flasin se gjykatat kanë dhënë përpjekje të madhe. Për çka konstatohet se pothuajse të gjitha gjykatat, marrë parasysh resurset njerëzore dhe kushtet materiale për punë kanë arritur të procesuojnë lëndër e reja, njëkohësisht duke punuar edhe lëndë të mbetura nga më herët , për çka me sukses kanë përmbyllur vitin 2016”, tha Vangellovski.
Krahas kësaj, gjykatat e kanë filluar vitin 2016 me 128.694 lëndë të trashëguara nga viti 2015. Gjatë vitit 2016 gjykatat kanë pranuar 459.481 lëndë. Gabimisht janë proceduar 437 lëndë, 472.556 lëndë janë zgjidhur kurse 119.689 lëndë kanë mbetur të pa realizuara. Lëndët e ngelura i kanë zvogëluar për 13.075.
Mbledhja e prezantimit të raportit të punës bëhet në pajtueshmëri me ligjin për shqyrtimin e punës së gjykatave në Republikën e Maqedonisë
Raporti i punës për gjykatat bëhet ne përputhje me ligjin për shqyrtimin e punës së gjyatave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016 dhe Rregullores së Gjykatës Supreme./Almakos

